Nga një shkrim i revistës britanike “The Economist” (edicioni i datës 30 tetor 2021)

Shkruan:
Enver Robelli

“Mes viteve 2015 dhe 2021 buxheti i mbrojtjes i Serbisë është rritur për 70 për qind në 1,4 miliardë dollarë në vit. Rusia dhe Bjellorusia i kanë vënë në dispozicion këtij vendi 10 avionë luftarakë MIG-29. Rusia i ka dhuruar këtij vendi 30 tanke dhe automjete të blinduara dhe i ka shitur një sistem të mbrojtjes kundërajrore. Serbia ka blerë dronë të blinduar kinezë, helikopterë rusë dhe një sistem raketor francez tokë-ajër. Këtë muaj ministri i Mbrojtjes njoftoi se Serbia po negocion mbi blerjen e avionëve transportues dhe helikopterëve nga Airbusi. Muajin e kaluar u bë e ditur se vendi po negocion me Izraelin për raketa antitank. Edhe dronët turq, të cilët gjatë disfatës së trupave armene në Nagroni Karabah vitin e kaluar treguan efektin e tyre shkatërrues, mund të jenë në lisën e blerjes (nga Serbia). Industria serbe e mbrojtjes po prodhon po ashtu pajisje të reja dhe jo më vetëm material nga epoka jugosllave”.
Burim: https://www.facebook.com/enver.robelli/posts/10226842461948475

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*