VUÇIQI PO E ZBATON STRATEGJINË E PUTINIT TË VITIT 2014

Shkruan:
Xhafer Shatri

Kryetari i Serbisë, Vuçiq e ka tensionuar gjendjen në Kosovë për të satën herë. Kësaj radhe më shumë se asnjëherë tjetër; gati krejt ushtrinë dhe policinë e ka vendosur afër kufirit me Kosovën dhe ka urdhëruar gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake.
Shumica e medieve serbe janë vënë në shërbim të kësaj politike të rrezikshme luftënixitëse.
Ndërkaq numri i serbëve që janë kundër kësaj zallahie shoviniste po rritet. Ja çka mendon për këtë kërcënim me luftë kryetari i Forumit Civil Demokratik, Zoran Vuletiq:
“Fundosja serbe, nuk ka fund…
Nuk ka ilaç për ata që nuk e kanë të qartë se ky pushtet në këtë mënyrë të mjerë nuk po i mbron serbët e Kosovës por vetën dhe veprimet e tij kriminale…“
Se Vuletiq nuk është vetëm e tregon edhe një hulumtim që është bërë këto ditë në Beograd:
Në konstatimin se “Kosova edhe tash është e pavarur, por se këtë nuk duam ta pranojmë“, pajtohen 37 % e të testuarve, ndërsa kundër janë 30%.
Në pyetjen se a duhet të luftojmë sërish kundër shqiptarëve, 70% e të testuarve shprehen kundër…
Në anën tjetër, njëri prej analistëve më të mirë në botë për çështje të Ballkanit, Daniel Server, në një analizë të tijën për gjendjen e krijuar në Veri të Kosovës thotë:
“Vuçiqi po e zbaton strategjinë e Putinit të vitit 2014… Nëse u lëshohet pe, huliganëve në Veri, dhe formohet Asociacioni, kjo do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën… Sepse, në atë rast, këta që janë prapa barikadave do të udhëheqnin Asociacionion… E formimi i tij do të ishte më shumë se marrëzi, jo vetëm pse këto janë struktura kriminale të shtetit dhe janë të lidhura me shërbimet sekrete serbe…
Gjendja aktuale në Veri do të duhej t’i bënte të turpërohen diplomatët amerikanë
e evropianë që këmbëngulin për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. E sidomos Gabriel Eskobarin, Derek Chollet, këshilltarin e Stejt Departamentit dhe Josep Borell-in…“
Të gjithë ata që mendojnë se Daniel Server është antiamerikan do të ishte mirë të konsultohen me ndonjë psikiatër të fortë!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*