UKRAINA, MAKTHI I EVROPES E TMERRI I RUSISE

Shkruan:
Xhafer Shatri

Blickrigu e Putinit ne Ukraine nuk po shkon ashtu siç e kishte planifikuar ai; Ukrainasit nuk po i tuten armades ruse, po qendrojne dhe, siç po shihet, kjo do te jete nje lufte e gjate, kryesisht nje lufte rraskapitese gjysmeguerile e organizuar dhe e udhehequr nga Shtatmadhoria. Agresioni i ri do t’i kushtoje shume Rusise…, gati si pushtimi i Afganistanit dikur.
Iluziont e Putinit me se miri i shperfaqi, me 27 shkurt, agjencia shtetrore e lajmeve “Ria novosti“, kur publikoi shkrimin e pergatitur paraprakisht te Pjoter Akropovit, permes te cilit shpallej fitorja e Rusise mbi Ukrainen. Ne artikull pershkruhej poshtrimi qe kishte pesuar Rusia pas Shpalljes se Ukraines shtet i pavarur dhe pergezohej Putini qe çeshtjen e zgjidhjes se Ukraines nuk ua kishte lene gjeneratave te ardhshme, por e kreu vet duke e bere nje shtet te pavarur 40 milionesh e me siperfaqe prej 600’000 km katror pjese te “botes ruse“. (1)
Teksti u tërhoq menjehere, por ishte teper vone, sepse veç e kishte marre dhene.

Ashiqare, zhgenjimi i Putinit eshte i shumefishte;
se pari, u bind se ushtria e tij eshte e pamotivuar dhe e organizuar keq;
se dyti, e pa me syte e tij se Ukrainasit nuk do “ta presin pushtimin rus me lule“;
se treti, BE ja, ani se e infilturar keq nga politikane qe Moska i kishte korruptuar me vite, nuk reagoi per “operacionin special“ mefshtë si per aneksimin e territoreve te Gjeorgjise apo aneksimin e Krimes dhe Donbasit;
se katerti, furnizimi i ekonomive perendimore me gaz e nafte ruse, pas agresionit ne Ukraine, nuk doli te jete jetik, sepse BE-ja sidomos, jo vetem u zgjua nga gjumi, por u mobilizua e u bashkua si rrallehere, kunder Putinit e ne mbeshtetje te Ukraines duke aplikuar sanksione derrmuese per ekonomine e Rusise;
se pesti, mbeshtjeta nderkombetare per vendosjen e nje rendi te ri boteror, bi ose shumepolare, à la Putinçe, doli te jete xero me hiç…
Kete e shperfaqi votimi masiv i Rezolutes kunder pushtimit te Ukraines ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, ku Rusia doli e zhveshur cullak dhe krejt e vetmuar.

Gjithsesi qendrimin e civilizimit perendimor me se miri e kristalizoi, ne 6 pikat e tij, kryeministri anglez, Boris Jonson:
1. Mobilizimi i një koalicioni ndërkombëtar për Ukrainën
2. Të përkrahet Ukraina në përpjekjet për vetë-mbrojtje
3. Të rritet presioni ekonomik ndaj regjimit të Putinit
4. Të parandalohet normalizimi i asaj se çka është duke bërë Rusia në Ukrainë
5. Të ndiqen rrugët diplomatike për de-eskalim, por vetëm në bazë të pjesëmarrjes së plotë të qeverisë legjitime në Ukrainë
6. Të fillohet një fushatë e shpejtë për fuqizimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë regjionin euro-atlantik.

Ne zallahine e lajmeve dhe analizave per agresionin rus ne Ukraine eshte me rendesi te dijme se çka mendojne analistet eminente, dija dhe fjala e te cileve ka thellesi e peshe.
Henri Kisinxher, doajeni i lagjes se analisteve, i jep perparesi dialogut. Nuk eshte çudi per nje kryemjeshter te negociatave e te kompromiseve si ai. Por ajo qe ky kembengul eshte se Ukraina nuk guxon te heqe dore nga Krimeja. Dhe ky eshte thelbi i analizes se tij ne “Washington post”.

Yuval Noah Harari, historiani e shkrimtari i njohur izraelit ne “The Guardian“shprehet keshtu:
“Ende pa u bere nje jave nga fillimi i luftes, po del gjithnje e me besueshem se V. Putin po shkon drejt disfates historike. Ai mund t’i fitoje te gjitha betejat, po megjithate do ta humbe luften. Enderra e Putinit per rivendosjen e Perandorise Ruse mbeshtetet ne rrenen se Ukraina nuk eshte komb, se ukrainasit nuk jane popull i mirefillte dhe se banoret e Kijevit, te Harkovit e te Lavovit memzi presin qe t’i sundoje Moskva. Kjo eshte nje rrene e madhe, Ukraina eshte nje komb me nje histori me shume se njemije vjeçare dhe se Kijevi ishte metropol i madh ne kohen kur Moskva, nuk ishte madje as fshat…”

Francis Fukuyama: “Gjatë javës së kaluar, rusët i shumëfishuan justifikimet, njërin më qesharak se tjetrin. Sipas tyre Ukraina ishte një shtet fashist dhe neo-nazist… Aty po kryhej një gjenocid kundër popullsisë rusisht-folëse të Donbasit, apo më tej akoma, se ishte duke u përgatitur një operacion i gjerë ushtarak kundër Rusisë. Këto argumente pushtimi (i Ukraines) i demaskoi deri në palcë.”
Çuditerisht, por kurrsesi rastesisht, politikologu i famshem i Stanfordit nga Ukraina del te Republikanet e Amerikes:
“Nëse agresioni i Putinit kundër Ukrainës ka sukses dhe nëse Partia Republikane e ndjek Trump në admirimin që ai ka për aktet dhe veprimet e diktatorit rus, atëherë ajo do i këpusë të gjitha lidhjet me vlerat kryesore të demokracisë amerikane.
Kjo do të konsolidonte kthesën autoritare që mori kjo parti dhe do të qe vazhdimi i linjës së sulmeve të 6 janarit 2021 kundër Kapitolit. Dhe duke pasur parasysh rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e rendit liberal botëror, ky do të ishte një ogur shumë i keq për botën e lirë në tërësi.“ (2)

Andrej Kozirjev, ish-minister i Puneve te Jashme i Rusise:
– “ 20 vitet e fundit Putini ka jetuar me bindjen se Ukraina, ne rastin me te mire, duhet te jete nje shtet satelit. Sheshi i Majdanit, me 2014 e bindi se kjo eshte e pamundur; prandaj duhej perdore ushtrine per t’ia arritur ketij qellimi;
– Kremlini 20 vitet e fundit eshte perpjekur ta modernizoje ushtrine. Pjesa me e madhe e ketij buxheti eshte vjedhur dhe eshte harxhuar ne mega-jahte ne Qipro. Por si keshilltar ushtarak, nuk mund t’ia thuash kete kryetarit, keshtu qe ne vend te kesaj i kane treguar rrena;
– Elitat sunduese ne Rusi, i kane besuar propagandes se vet se presidenti Joe Bajden eshte mentalisht i paafte. Gjithashtu kane menduar se BE-ja eshte e dobet dhe se sanksionet e vitit 2014 nuk paten ndonje ndikim. Pastaj edhe terheqja e amerikaneve nga Afganistani ia forcuan keto bindje Putinit;
– Nese besoni se keto qe u permenden jane te verteta dhe se qellimi juaj eshte t’ia ktheni lavdine Rusise cariste, atehere del te jete i logjikshem invazioni ne Ukraine…“ (3)

Wesli Klark :
“Ka 22 vjet qe presidenti Putin po perpiqet ta ringjalle Bashkimin Sovjetik. Kjo do te thote: t’i ktheje nen kontrollin e Rusise Ukrainen, Moldavine, Gruzine, Lituanine, Letonine, Estonine; t’i nenshtroje Polonine, Sllovakine, Hungarine dhe, ne nje menyre ta forcoje Serbine. Pra ky eshte recepti per rikthimin e rendit boteror, te pas luftes se ftohte, ku serish do te dominonte Rusia. Ne anen tjeter ajo nuk ka se çka te ofroje, sepse nuk ka ekonomi reale, pos resurseve energjetike…
Krejt kjo perben nje anakronizem historik, por edhe rrit rreziqet e nje konflikti te madh.“ (4)

Komentatori i njohur i The New York Times, Thomas Friedman, per agresionin e Rusise ne Ukraine i parashikon tre skenare te mundshem:
a. Katastrofe e plote, ne rast se lufta gjeneralizohet dhe kthehet edhe ne lufte berthamore;
b. Kompromis i piste; ne rast se gjunjezohet Ukraina dhe pranon t’i merret Donbasi e Krimeja, ndersa Perendimi e pranon gjunjezimin dhe, per me keq, ia heqe sanksionet Rusise;
c. Shpetimi: ne rast se ngritet populli rus dhe e rrexon Putinin nga pushteti… (5)

Ne pikepamjen time analizen me largpamese e ka bere Janusz Bugajski;
Ne shkrimin “ Nje strategji per ta mundur imperializmin e Rusise“, nder te tjera, ai shkruan:
“Qeverite perendimore kane tentuar politika te ndryshme defansive per ta frenuar ekspansionizmin e Moskes. Por deshtimet e tyre e kane forcuar perceptimin e Kremlinit, sipas te cilit Perendimi definitivisht nuk ka vullnet per t’iu kundervene Rusise agresive. E vetmja strategji e prekshme per ta shungulluar besimin e tepruar te Putinit ne vetveten, eshte koncentrimi (perendimor) ne te ardhmen e vete Rusise. Nje qasje e tille nevojon nje synim dhe metodologji te qarte. Qellimi i fundit eshte t’i kunderktheje ofensivat neoimperiale te Rusise, duke i ndihmuar qytetaret e saj, ta transformojne shtetin ne nje federate te vertete, e cila i pranon fqinjte e saj si shtete te pavarura qe mund te vendosin vete per marreveshjet dhe aleancat nderkombetare.
Meqe ky “skenar transformimi“ eshte gjithnje e me i pasigurt, per shkak te rrezistences se Kremlinit ndaj çdo reforme politike, planifikuesit amerikane duhet te pergatisin nje opsion tjeter “skenarin e prishjes“. Pasi qe federalizmi dhe pluralizmi nuk do te arrijne te konkretizohen, ne nje kontekst te rrezbitjes ekonomike dhe te embargos paralizuese financiare, rruget e separatizmave (brenda Rusise vete) do te fitojne terren.

Eshte ne interesin e sigurise nacionale te SHBA-se ta ndihmoje Rusine te federalizohet, ose te shkallmohet, te decentralizohet ose te dezintegrohet…“ (6)

Shume analiste serbe dhe jo vetem e pranojne se agresioni rus ne Ukraine i ka demtuar rende interesat strategjike te Serbise. Kjo ia ka ndalur turrin Vuçiqit qe, nen mjegullen e Open Ballkanit, kishte per synim ta aneksoje pa ndonje telashe te madhe Malin e Zi, ta ndaje Kosoven dhe ta shpartalloje Bosnje e Hercegovinen.

Pushtetaret e cucerruar e te perçare shqiptare kane nje rast e fat historik qe, permes nje koordinimi serioz ndershtetror, te imponohen jo vetem si faktor vendimtar, por edhe te behen dige e patejkalueshme perballe synimeve agresive e pansllaviste te Moskes e te Beogradit ne Ballkan.

1. http://www.nspm.rs/…/putin-je-izgleda-ocekivao-da-ce…
2. https://lapsi.al/…/francis-fukuyama-historia-e-botes…/
3. https://www.tportal.hr/…/bivsi-sef-ruske-diplomacije…
4. VOA, 10 mars 2022
5. https://balkans.aljazeera.net/…/new-york-times-tri…
6. https://istraga.ba/janusz-bugajskis-washington-view-a…/ 

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*