TREGOMENI KAH DEL SHPIRTI…

Shkruan:
Xhafer Shatri

E di se jeni lodhë, jeni mërzitë, jeni të shqetësuar, po stresoni shumë… dhe është krejt e natyrshme sepse edhe hallet i keni të mëdha. Por gjeni pak, ama një grimëz kohë për mua.

Pasi e lexova, me vëmendje maksimale, traktin e mëposhtëm të Lutfi Dervishit për kanalistët*, vendosa që, me dashamirësi absolute të kërkoj prej jush:

Amani u koftë, në vend se të humbi kohën e vlefshme ( që nuk kthehet më kurrë ), duke i dëgjuar pordhët me hudër të kanalistëve, dilni jashtë, në natyrë, shijojeni aromën e beharit dhe takoni qenie mirëdashëse e të pafajshme siç janë këto në fotot e mëposhtme…

Mos lejoni t’ua helmojë trutë lloj lloj bilmezi, që nuk meriton as me pështy’ në të…

Unë kaheeerë i kam nda arat me ta: As një skondë të vetme nuk e humbi me kanalistat.

Prandaj merrni frymë dhe thellë, se pakut tri herë dhe tregomëni ka del shpirti:

Pse nuk po me ndëgjoni? A e dini se kur flasin kanalistat, është e njëjta gjë sikur me u mbyll kanalizimi dhe përmbajtja e tij e pistë me e vërshu qytetin.

Në rastin konkret trurin tuaj.

PS

Si qytetar e dashamir i Republikës, më duhet të nënvizoj se termi KANALIST, nuk është zbulim semantik imi, por i Enver Robellit. E nënvizoj këtë fakt, sepse plagjitura, miq e mikesha, nuk është e mirë.

Hajde shëndet e të mira dhe mos harroni ta merrni vetën, por edhe njëri – tjetrin (tjetrën) me të mirë!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*