SHQIPERIA NDIHMON SERBINË PËR T’I SHKELUR SANKSIONET NDAJ RUSISË

Shkruan:
Xhafer Shatri

Më 16 dhjetor 2022, gazeta malazeze “Pobjeda“, publikoi një shkrim të mbështetur edhe në faksimile dokumentesh se si brenda një viti, nëpërmes portit të Durrësit, kishin kaluar 8000 kamionë me pleh artificiat që Rusia e dërgonte në Serbi.
Njëkohësisht, përmes portit të Durrësit, Serbia kishte eksportuar në Rusi 6000 kamionë me drithëra.

Të gjithë ata që i njohin rrethanat në Ballkan, e dijnë se e tërë diplomacia perëndimore po përpiqet ta bindë Serbinë që t’i vë sanksione Rusisë, ashtu si edhe gjithë Evropa, por pa asnjë sukses në këtë drejtim.

Kushdo që përcjell sadopak veprimtarinë e ambasadorit amerikan në Beograd, Cristofer Hill e sheh se 100% e aktivitetit të tij diplomatik është e përqëndruar që ta ‘largojë’ disi Serbinë nga Rusia. En vain, siç thonë francezët! Kot, fare!
Serbia, ashiqare, i ka interesat e veta dhe këtë hiç më larg se dje e tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq: ne do t’i vëmë sanksione Rusisë vetëm nëse kemi interesa konkrete.

Aktualisht interesi konkret i Serbisë është: Nëse Perëndimi na ndihmon të formohet “Zajednica” serbe në Kosovë, ne do t’i do t’i vëmë sanksione Rusisë.

Kjo tashmë është e ditur, por ajo që është e vështirë për t’u kuptuar është: pse Shqipëria mbështetë Serbinë në thyerjen e sanksioneve ndaj Rusisë?

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*