Shkrimtarja Michela Murgia njoftoi se eshtë e sëmurë me kancer

E trishtuar që gazetarja, aktivistja dhe shkrimtarja ime e dashur Michela Murgia që e kam sjellë në shqip me romanin “Akabadora” sot, nëpërmjet një interviste për gazetën Corriere della Sera njoftoi se eshtë e sëmurë me kancer. Më poshtë fjalët e saj prekëse për gazetarin Aldo Cazzullo:

“Kam një karçinomë veshkash në gradën e katërt. Nuk ka kthim pas nga grada e katërt. Metastazat kanë prekur tashmë mushkëritë, kockat, trurin.

Është më mirë të pranoj se ajo që po më ndodh është pjesë e imja. Lufta nënkupton humbës dhe fitues; unë tashmë e di fundin e historisë, por nuk ndihem një humbëse.

Jam pesëdhjetë vjeç, por kam jetuar dhjetë jetë. Unë kam bërë gjëra që shumica dërrmuese e njerëzve nuk i bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre. Gjëra që as nuk e dija se i doja. Kam kujtime të çmuara.

Më kujtoni si t’jua ketë ënda. Nuk kam menduar kurrë të tregohem ndryshe nga sa jam për të kënaqur dikë. Edhe për ata që më urrejnë, mendoj se kam qenë e dobishme për të përcaktuar veten. Do të largohem plot kujtime. Unë e konsideroj veten me shumë fat. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm. Nuk është e vërtetë që bota është e shëmtuar; varet se nga çfarë përbëhet bota jote”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*