SHKRIMTARI SERB PER VUCIQIN

Shkruan:
Xhafer Shatri

Derisa të rinjtë e mobilizuar vdisnin për atdhe dhe për profiterët e luftës, atdheu ia dha Vuçiqit banesën 117m në Beogradin e ri, për t’ia shpërblyer ngulfatjen e medieve, censurimin e lajmeve nga lufta me theks të veçantë krimet e luftës, egzodin masiv të shqiptarëve, frigoriferët me kufoma dhe varrezat masive…
Në intervistën e tij për Vitin e Ri në TV Pink, Vuçiqi shpjegoj një orë të tërë se si duket fitorja e tij madhështore në betejën e fundit për Kosovën në barrikada, sepse kjo nuk është e qartë madje as për simpatizuesit e tij më besnikë… Moderatorja e pyeti kryetarin t’i komentojë deklaratat e Eduard Jozef, profesor i Universitetit “John Hopkins“ në Vashington dhe ish zëvendës i shefit të OSBE-së në Kosovë. Jozef thotë se tensionet në veri të Kosovës nuk janë tejkaluar, se kriza mund të shpërthejë kur të dëshiron Vuçiq, sepse ka nevojë për leva të pushtetit në Kosovë dhe se SHBA- të dhe EU po ndikohen nga manipulimet e kryetarit të Serbisë.
Vuçiqin ashiqare e kanë nervozuar këto deklarata, siç e nervozon çdonjëri që ia heton teknikën e tij manipulative të tejdukshme si dritarja. Prandaj kryetari i Serbisë iu versul këtij profesori duke e akuzuar se është mercenar i qeverisë së Kosovës…
Por nga huligani i dikurshëm i futbollit, i cili ende nuk ka dalë nga adoleshenca, nga shërbtori i Sheshelit, që edhe për habinë e vet, është bërë zot absolut i një vendi të mjerë nuk mund të presim tjetërgjë…
Tomislav Markoviq
shkrimtar dhe gazetar serb
zurnal.info
Burim: https://zurnal.info/clanak/srbi-kao-gali-vucic-kao-drmatoriks/25611

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*