Rusia po plaçkit Ukrainën si Serbia Kosovën

Shkruan:
Xhafer Shatri

Lufta e Rusisë kundër Ukrainë ka shume pika të përbashkëta me luftën e Serbisë kundër Kosovës.
Së pari, propaganda: si Serbia që thoshte dje e vazhdon të thotë edhe sot se Kosova është djepi i shtetit serb, të njëjtën gjë e thotë edhe Rusia, se Ukraina është djepi i Rusisë.
Te dyja palët harrojnë një gjë esenciale: në këta djepa prej që dihet e shkruhet, jetojnë popuj të tjerë; shqiptarët, gjegjësisht ukrainasit.
Së dyti, krimet monstruoze, përmes të cilëve përpiqen t’ia ndryshojne faqën, qenien etnike “djepit“;
Së treti, plaçkitja masive e të mirave materiale, madje edhe antikiteteve e arkefakteve në muze, pikturave nëpër galeri, dorëshkrimeve të vjetra nëpër biblioteka…
Pra, plaçkitja masive e çdo gjëje që dëshmon se ajo nuk është toke ruse.
Kur ikën nga qyteti, rusët morën edhe eshtërat Grigorij Potemkinit, të cilin e zhvarrosën dhe, pasi i futën skeletin në një thes të zi e dërguan në Rusi…
Veç këtyre që përmenda, rusët kanë plaçkitur edhe kafshët në Kopshtin Zoologjik të qytetit Kerson;
Një rakun i këtij Zoo, pre e ushtarëve rusë, është bërë, prej shumë ditësh, atraksion në rrjetët sociale. Një dëshmi tjetër se Rusia, ashtu si Serbia, kudo që shkelë qizmja e tyre, lënë prapa varreza masive, urrejtje, boshllëk dhe shkreti.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*