RREBELIMI I SERBEVE TE KOSOVES KA VETEM NJE QELLIM, MINIMIN E PROJEKTIT SCHOLZ – MACRON

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sjelljet dhe deklaratat teatrale te A. Vuçiq, edhe kesaj radhe, ishin ne funksion te acarimit te gjendjes ne Kosove, si e vetmja menyre per ta minuar projektin deri tash me serioz ze Bashkesise nderkombetar per normalizimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise permes nje marreveshje te detyrueshme.

Kjo eshte e qarte per kendo qe merr vesh ne politike, prandaj me duken teper naive deklaratat kuturu te disa eksponenteve te opozites ne Kosove qe pergjegjesine per manovrat e tejdukshme te Vuçiqit, perpiqen t’ia mveshin naivisht qeverise se Kosoves.

Eshte e tepert te thuhet se, ne keso rastesh, pozita dhe opozita duhet te flasin me nje gjuhe dhe te kene nje qendrim te qarte dhe te prere:

– Destabilizimi i Kosoves dhe i rajonit behet me porosi te Putinit dhe per interest e tij;
– Aleksander Vuçiq, elita e Serbise dhe, natyrisht, Kisha, po i perdorin serbet e Kosove si mish per top, me qellim qe ta copetojne Kosoven dhe t’i defaktorizojne shqiptaret pergjithemone;
– Eshte koha e fundit qe Fuqite perendimore ta vene Aleksander Vuçiqin para pergjegjesise per politiken e tij te rrezikshme e luftenxitese;
– Ne rast se Serbia vazhdon me kete politike te destabilizimit permanent, Kosova nuk do t’i njohe me as kufijte e vitit 1974 dhe as kufijte e vitit 1912.

Te gjithe ata shkurtpames qe i frikohen Serbise do te ishte mire ta percjellin me vemendje ate qe po ndodhe aktualisht ne Ukraine, kur nje popull i rrezikuar, ashtu siç eshte i rrezikuar edhe populli I Kosoves, po e mund per çdo dite ne fushe te betejes armaden e dyte ne bote.

Eshte koha e fundit prandaj qe ne, shqiptaret, ta ndryshojme edhe taktiken edhe strategjine e deritashme; nga vetembrojtja pasive te organizohemi seriozisht per te kaluar ne sulm te perqendruar e te miremenduar.
Historia na meson dhe sidomos lufterat e fundit ne ish-Jugosllavi, se ushtria serbe ka qene e suksesshme vetem ne lufterat kunder popullsise civile, por ka pesuar fiasko ne çdo perballje me ushtri te mirefillta edhe ne ato raste kur keto te fundit ishin me te vogla ne numer dhe me mungesa radikale te armatimit.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*