RICHARD GRENELL, MENTOR I VUÇIQIT

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sot në Newsmax, në një emision të shikueshëm në SHBA, e të titulluar “Zgjohu Amerikë“ u paraqit kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Aty ishte një gazetar dhe Grenelli i famshëm, i cili, tashmë, publikisht po punon për Serbinë.
Sipas Dushan Janjiq, Grenelli paguhet rreth 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb për të lobuar për interesat e tij
Siç dihet, Grenell-i, edhe atëherë kur ishte pjesëtar kyç i administratës së presidentit Trump, punonte për Serbinë, sepse përpiqej me mish e me shpirt për copëtimin e Kosovës.
Gjatë intervistës, pyetjet dhe përgjigjet ishin të mësuara përmendësh dhe të orkestruara deri në detajet më të imëta.
Në këtë intervistë Vuçiq, ky rusofil i thekur, nuk e huqi rastin për t’i mbajtur ison Putinit, duke thënë se ky i fundit nuk po blefon me kërcënimin që sot ia drejtoi botës dhe qytetërimit perëndimor me luftë nukleare deri në zhdukje.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*