Rexhep Boja ishte një Burrë i Madh i Kosovës

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sot qenkesh ndarë nga jeta Rexhep Boja, dinjitari religjioz, i cili në frymën e Rilindjes tonë Kombëtare, i shërbeu me mish e me shpirt çështjes së Kosovës në orët e saj më të liga e në udhëkryqet e saj më të rrezikshme.
Ai me veprën, me fjalët dhe me sjelljet e tij, si pak kush tjetër, e dëshmoi se për çdo shqiptar të vetëdijshëm Feja e Shqiptarit është Shqiptaria.
Rexhep Boja, gjithëmonë, pra edhe sa ishte në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, iu kundërvu çdo përpjekjeje për të abuzuar me fenë dhe me këtë institucion të rëndësishëm. Ai gjatë gjithë kohës ligjëroi e mbrojti tolerancën fetare, mirëkuptimin dhe harmoninë mes feve e mes njerëzve.
Rexhep Boja ani se ishte maja e një institucioni religjioz, vazhdimisht u dha përparësi interesave kombëtare të shqiptarëve. Ai mbrojti me vendosmëri dhe pasqyroi me besnikëri përcaktimin tonë kolektiv për shtet sekular.
Në vitet nëntëdhjetë, në vitet e gazepit më të madh, Rexhep Boja dhe Imzot Nikë Prela ishin dy fytyrat më të dashura e më emblematike të Kosovës.
Shpirti u bëftë dritë gjithëmonë e jetë të dyve!
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1289350791495905

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code