Përpjekja e Prontomafisë për ta fëlliqur krejt botën

Shkruan:
Xhafer Shatri

Reagim per shpifjen e portalit “lajmi . net“ se jam ftuar nga Gjykata speciale si deshmitar

Mbreme, me 5 maj 2019, portali “www. lajmi. net“ paskesh publikuar nje shpifje se une jam ftuar si deshmitar nga Gjykata Speciale. Dhe se kjo qenka e treta here qe une paskam deshmuar! Kete shpifje pastaj e paskesh publikuar edhe gazeta “Zeri“.

Kjo eshte nje genjeshter e kulluar e shperndare nga kanalizimi i piste i Shikut. Shef i ketij kanalizimi qe 20 vjet eshte kelbaçi Elmi Reçica, shefi organizativ i Prontomafise, perndryshe gjate viteve tetedhjete, argat i zellshem i Zoran Mijatoviqit, njerit prej baroneve madhore te Udbes.

E them me pergjegjesi te plote morale dhe penale se une asnjehere nuk jam thirre dhe nuk kam deshmuar para ciles do qofte Gjykate, pos kur kam deshmuar ne Bruksel, kunder vrasesve te mikut tim, Enver Hadrit, nentor 2016 dhe natyrisht kur me kane nxjerre duarlidhur para gjykatave serbe dhe me kane denuar me 12 vjet burg.

Une nuk kam çka te deshmoj para Gjykates Speciale, sepse nuk isha aty kur u vra duarlidhur Behadin Allaqi, nuk isha aty kur u vra Ilir Konushevci, nuk isha aty kur u vra Ahmet Krasniqi, as kur u vra Enver Maloku, nuk e kam paralajmeruar policine serbe se kur do ta sulmoje stacionin e saj Adrian Krasniqi, nuk kam intriguar kunder Adem Jasharit, nuk kam qite ne prite djem te Kosoves neper kufij, nuk ia kam futur Kosoves flaken me 2004…

I kam dhene Kosoves çdo gje qe kisha, vjetet me te mira te jetes dhe nuk i kam kerkuar as nuk i kam marre asgje!

Per me teper gjate gjithe pas Luftes, permes shkrimeve jam prononcuar pa ekuivok per shtet ligjor, per rend demokratik, per sistem te mirefillte te drejtesise. Mbetem prane asaj se oborrin tone dhe berllogun tone e kemi per detyre ta fshijme ne vete e jo te tjeret, kushdoqofshin ata. E kam thene, e kam shkruar dhe e perseris se berllogu me i madh i Kosoves aktualisht eshte ne krye te shtetit, ne kupolen qe njihet si Prontomafi.

Nderkaq, shkaku i kesaj shpifjeje eshte blogu im, https://xhafershatri.info, ku kam denoncuar perpjekjet e Hashim Thaçit me shoke per ndarjen e Kosoves, ndersa tash se fundi kam publikuar në disa vazhdime nje analize shterruese per procesin gjyqesor e politik që po mbahet prej nje viti ne Prishtine, kunder Sadri Ramabajes etj. Ne kete analize kam ardhur te perfundimi se ky eshte nje proces i kurdisur nga shefat e Prontomafise dhe se atentati terrorist kunder Azem Vllasit eshte nje komplot i kurdisur nga funksionare te shtetit, te emeruar aty dhe te urdheruar drejtperdrejt nga shtatmadhoria e Prontomafise. Dhe se ne kete procedure te turpshme Elmi Reçica ka nje rol rendesor.

Vlen te permendi se kete shpifje portali lajmi . net e ka shperndare gjysme ore pasi qe une e kisha publikuar shkrimin me titull: Gozhdimi i Sadri Ramabajes ne Kryqin e Shikut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*