
Shkruan:
Demush Shasha
Janë tre mesazhe të rëndësishme nga publikimi i sotëm i Freedom House për liritë politike dhe civile në botë.
1. Kosova ka bërë progres rekord vjetor demokratik në historinë e saj dhe ka zënë vendin e tretë në botë për progresin më të madh vjetor demokratik.
2. Demokracitë e Kosovës dhe të Serbisë janë duke shkuar në drejtime krejtësisht të kundërta. Kosova çdo vit më e lirë dhe më e drejtë, Serbia çdo vit më pak e lirë dhe më pak e drejtë.
3. Duke shikuar dhjete vitet e fundit vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë sot demokracitë më të mira se para dhjete vitesh, Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në këtë periudhë; ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja kanë sot demokracitë më të dobëta se para dhjete vitesh. Në veçanti Serbia ka bërë regres duke rënë në renditje për plot 18 vendesh. Një degradim kaq i thellë demokratik e ka sjell Serbinë në grup me Afganistanin dhe Mjanmarin.


Burim: Demush Shasha | Facebook
Be the first to comment