Propozimi i shefit te opozites, Memli Krasniqi

Shkruan:
Xhafer Shatri

Propozimi i shefit te opozites, Memli Krasniqit, qe te bisedoje me kryeministrin Kurti per koordinim te veprimeve te perbashketa e institucionale…, per t’u perballe te gjithe dhe tok me aktet agresive te Serbise, deshmon per maturimin e elites politike te Kosoves, per nje ndryshim kualitativ gjeneratash e kuadrosh, per nje pergjegjshmeri atdhetare, e cila, kur eshte ne pyetje liria e pavaresia, perjashton inatet dhe çdo kundershti, si menyre e vetme per mbrojtjen kolektive e te efektshme te interesave jetike te vendit.

Dhe nuk ka rruge tjeter, sepse ne jemi popull i vogel dhe kemi perballe nje shtet qe mendon e vepron nate e dite per te na zhbire nga faqja e dheut;

Prandaj edhe duhet te jemi te vetedijshem se kur eshte ne pyetje Serbia, nuk guxon te kete pozite e opozite, por vetem shqiptarë e shqiptare te gatshem per çdo akt sakrifice me qellim mbrojtjen e atdheut qe s’kemi tjeter, me qellim mbrojtjen e lirise qe e kemi fituar me aq shume sakrifica, me qellim qe gjeneratave qe vijne t’ua leme nje shtet te konsoliduar, nje demokraci te qendrueshme e nje te ardhme te sigurte.
Dhe do t’ia arrijme patjeter se ndryshe nuk ben, qe besa.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*