POPUJT QE LUFTOJNE PER LIRI NUK KANE ÇKA TE HUMBIN, POS PRANGAVE TE ROBNISE

Shkruan:
Xhafer Shatri

Tanke te djegur, helikoptere e aeroplane të rrexuar, kufoma ushtaresh gjithandej; (burime te mirinformuara konfirmojne se numri i ushtarave ruse te vrare eshte rreth 48 mije), dezertore ruse te llahtarisur, te ndjekur e te vrare nga çeçenet e Kadirovit, kjo eshte sot pasqyra e agresionit te Rusise ne Ukraine.

Analiste te te gjitha gjuheve, kombeve e kalibrave, po perpiqen te gjejne shkakun e vertete te disfates se turpshme te Putinit ne Ukraine, por, çuditerisht, gati te gjithe dhe paperjashtim, po e harrojne nje gje shume te thjeshte: popujt qe luftojne per liri nuk kane çka te humbin, pos prangave.

Nga ky fakt buron e verteta qe perben thelbin e historise: askush nuk guxon ta duroje robnine, mjafton vetem vullneti kolektiv per ta kundershtuar dhe nje organizim minimal per ta luftuar ate dhe keshtu e vetem keshtu i strasohet Lirise rruga e lavdishme.

Disfata e Putinit ne Ukraine e ka vene regjimin klerofashist te Serbie ne nje pozite vertete te pergazt. Vetem tani po binden se nuk mjafton epersia ne armatim e as ne numrin e ushtareve per ta frikesuar Kosoven dhe per ta detyruar kete qe t’ia ia jape asaj nje pjese te territorit te vete, jo rastesisht pjesen me te rendesishme ekonomike, politike dhe gjeostrategjike.

Per fatin tone te mire, gjerat po ndryshojne per çdo dite, sepse pozita e Kosoves po permiresohet e po forcohet ne te gjitha pikepamjet.

Nuk na mbetet tjeter veçse te jemi unike, te mendojme dhe te punojme pak me shume, te jemi optimiste e mbi te gjitha te vendosur per ta mbrojturi Lirine qe e kemi fituar me aq shume sakrifica; t’i mbrojme kufijte tane me çdo çmim; ta kultivojme demokracine duke e bere shtylle te mendesise tone kolektive dhe te sistemit te vlerave…
Pershendetje te perzemerta per te gjithe ata e ato qe sot me arme ne dore po e luftojne fashizmin rus dhe po e mbrojne prej tij krejt Kontinentin e Vjeter:

Slava Ukraini!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*