PERPARËSIA TAKTIKE E KURTIT

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sipas Zheljko Panteliq, korrespondent i javores serbe “Nedeljnik“ në Romë; Përparësia taktike e Kurtit në raport me paraardhësit, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, është se nuk i ka “skeletet në orman“*. Nuk është i dyshuar e as i akuzuar për krime të luftës, nuk është i përzier në afera korrupsioni dhe në krim të organizuar, nuk ka biznese private e familjare, jeton në një shtëpi me qëra, dhe çka është më e rëndësishmja, nuk ka kurrëfarë problemi nëse e humb pushtetin dhe shkon në opozitë, sepse rreth vetës nuk ka as klikë e as parti klienteliste. Me fjallë të tjera, Kurtin nuk mund ta shantazhojnë, gjë që nuk mund të thuhet për liderë të tjerë në Ballkanin Perëndimor.
*
Shënim imi:
Nuk di si është puna sot, por në krizën e thelle institucionale, më 2018, kur Thaçi po e rrumballokësonte copëtimin e Kosovës, Haradinajn nuk ia kanë arritur ta shantazhojnë.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*