Për rezultatet e zgjedhjeve duhet të flitet pa dorashka

Shkruan:
Xhafer Shatri

Zallahia elektorale përfundoi. Siç ndodhë zakonisht, dikush humbi e dikush fitoi. Dikush u gëzua e dikush u dëshprua.
VV u nda e zhgënjyer. Ka pritur më shumë, anise nuk ia ka ba argatin për ma mirë.
Duke analizuar kandidatët dhe fushatën e VV-së, kisha perhtypjen se qëllimisht po duan t’i humbin zgjedhjet.
Kjo s’ka si të shpjegohet ndryshe;
– kur në një qytet rëndësor si Mitrovica zgjedh për kandidat Agim Bahtirin, një komedist par excellent;
– kur në kryeqytet kandidatin e emëron ministër të mjekësisë dhe lejon që ai të demonizohet, me arsye ose pa të, nga opozita dhe nga mediet me muaj të tërë;
– kur në Prizren kandidon me një dështak;
– kur në Pejë përballë Gazmend Muhaxherit e nxjerr një autstajder?
Kjo nuk është serioze.
Veç kësaj, po shihet se VV organizativisht qëndron keq.
Ani se simpatizues i VV-së, unë, po të isha i atyre komunave, do të votoja symbylltas Përparim Ramën në Prishtinë, Gaz Muhaxherin në Pejë dhe Bedri Hamzën në Mitrovicë.
Pa shkuar më gjatë.
I vetmi kandidat serioz që kishte VV ishte Alban Hyseni, prandaj edhe e mundi LDK-në.
Besoj se këto zgjedhje do t’i shërbejnë VV-së si mësimi më i mirë në gjithë historinë e saj të bujshme.
Por, dhe shyqyr që gjithëmonë ka një POR, opozita aktuale duhet të jetë me këmbë në tokë, sepse nuk do t’i fitonte këto zgjedhje kurrë po të mos kishte ndodhur përmbysja më 14 shkurt.
Ky ishte një Revolucion i kadifenjt që i çoi në konteiner Prontomafinë dhe kryeshërbëtorët e saj.
Merreni me mend po të ishte ende kryetar i LDK-së një renegat grindavec si Isa Mustafa?! Në atë rast, LDK nuk do të fitonte askund tjetër pos në Pejë.
Por, falë përmbysjes së 14 shkurtit, Kosova e përmbylli fazën shkatërrimtare të tranzicionit e të shtetrrënimit dhe nxori në pah një elitë të re politike. Njerëz të zotët, të përgatitur e pa kusure.
Ky ishte një vit shumë i mbarë për Kosovën.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code