PER HAKMARRJEN DHE DEMASKIMIN PUBLIK TE SPIUNEVE

Shkruan:
Xhafer Shatri

Miq e dashamire!

per shkrimin tim paraprak, “Demonstratat e vitit 1981, nga nje kendveshtrim tjeter“ kam marre shume mesazhe personale, një pjesë e të cilëve mund të përmblidhej ne nje kerkese kolektive: ta publikoj emrin e “Mixhës R.“

Kjo kërkese eshte bere edhe ne disa komente publike.

Per te evituar pergjigje per çdonjerin veçmas, po e publikoj nje pergjigje publike per te gjithe:

Se pari, nuk e kam publikuar dhe nuk do ta publikoj emrin e tij, për shumë shkaqe, po i permendi disa:

a. ne pikepamjen time, askush nuk duhet qe vuajtjet e tija t’i reduktoje ne ngjalljen e urrjejtes ose demaskimin publik as te atyre qe mund te kene bere shume keq, sepse pastaj vuajtja zhveshet nga çdo idealizem dhe reduktohet ne diçka krejt personale. E vuajtjet e shqiptareve neper burgje kishin nje dimension gjithekombetar deri edhe kosmik, sepse ishin sakrifica te papershkrueshme qe beheshin per kombin, per lirine e Kosoves, pa te cilen jeta vertete nuk kishte kuptim;

b. Mixha R. dhe te ngjashem si ai kane pasardhes te cilet nuk kane asnje kusure per sjelljen e parardhesit te tyre. Pse me i shenju dhe me i lendu kot? Thjesht nuk ka kuptim.

c. Idealizmi i cilitdo qofte prej nesh, e sidomos idealizmi qe meton lirine e nje populli. nuk guxon te reduktohet ne hakmarrje personale. Askush, ne pikepamjen time, nuk ka te drejte ta ndaje drejtesine vete. Kjo do ta shkaterronte lirine.

Per te qene edhe me i qarte, ate dite kur i theva arrat me Mixhen R. une kam mundur ta le te vdekur ne vend dhe kurre te mos pergjigjem per ate akt. Ai vuante nga zemra dhe do te mjaftonte vetem ta kapi per jakesh e ta shkundi pak dhe ai do te vdiste ne vend. Por kete nuk do ta beja per asgje ne bote, sepse do te shkelja mbi vuajtjet e mia dhe te familjes sime.

Fundja, une me vuajtjet e mia mund te bej çka te dua, por me vuajtjet e pafundme te prinderve te mi nuk kam te drejte te luaje. Sepse jane te tyret e jo te miat. Dhe ishin me te medha se Bjeshket e Nemuna.

Ka njerez qe i kane bere Kosoves e shqiptareve, pra edhe mua personalisht shuuume me keq se qe bente Mixha R., dhe po ta reduktoja dashurine dhe sakrificat per Lirine ne hakmarrje personale, e une kam pasur personalisht raste qe disave t’u hakmerrem ne menyren me te tmerrshme dhe pa asnje pasoje, por kete nuk ia kam lejuar vetes kurre, sepse ne ate rast do te peshtyeja mbi idealet e mia, mbi lirine e Kosoves dhe do ta rrezikoja te ardhmen e saj.

Po e permend nje rast konkret dhe flagrant: Sherif Balen, naçallnikun e UDB-se se Pejes, i cili veç te tjerash, kishte marre pjese aktive ne pergatitjen e vrasjes se mikut tim, e heroit te Kosoves, Enver Hadrit. Dhe per kete une kisha fakte konkrete.

Por jo, ne asnje menyre, sepse ne pikepamjen time, individi nuk guxon ne asnje rrethane ta ndaje drejtesine vete. Sepse kjo do te çonte ne anarki kolektive.

Kudo dhe kurdo qe individi arrin t’i marre ne dore prerogativat e shtetit, aty nuk ka as shtet, as liri, as drejtesi…

Pas Luftes, kam menduar ta pergatise nje dosje dhe t’i ndjeke penalisht nje liste te tere udbashesh qe kishin demtuar shume familje, qe ua kishin shkaterruar jeten me mijera te rinjve. Kisha dhe vazhdoj te kem fakte te pakundershtueshme, por pasi u binda se cubat i moren ne dore te gjitha, edhe Lirine e Kosoves, pra edhe “drejtesine“, hoqa dore.

Nuk desha t’ua mundesoje jeniçerve te Hashim Thaçit e te Koçi Xoxes se Kishna Rekes dhe horrave te tjere si ata qe te tallen me vuajtet e shqiptareve qe nuk ka fjale qe mund t’i pershkruaje, sepse jane me te medha se te gjitha bjeshket e kesaj bote…

Pata shpresuar se kete do ta beje Shoqate e te Burgosurve Politik.

Kisha qene gabim sa jam i rende, sepse, siç doli me vone, edhe ajo ishte bere pré e cubave, ashtu si edhe sistemi i drejtesise, i shendetesise, i mbrojtjes dhe çdo gje tjeter deri edhe te ndihmat humanitare…

Miku im i vjeter, Avdi Begisholli, nje atdhetar i flakte dhe burre shume i zgjuar, qe ne te gjithe e quanim Baci i Dyseldorfit, na e thoshte shpesh:

“Burra, urrejtja eshte mesues dhe ushqim i keq. Na shkaterron jo vetem neve, por edhe çdo kend dhe çdo gje qe e kemi perreth! Hiçuni saj, amani u kofte!“

Besoj se u sqaruam.

Hajde shendet e te mira dhe mos harroni ta merrni veten me te mire.

Neser fillon nje jave e re dhe, nese jemi shendosh e rahat edhe pranvera po vjen ngadale!

Gezuar te gjithe e sidomos Lirise qe, pas disa shekujsh, erdhi me e ngrohe me rrezet e saj edhe Kosoven tone!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*