Pakënaqësi alarmante e Aleksander Vuçiqit me negociatat ne Bruksel

Shkruan:
Xhafer Shatri

“Kur jemi takuar me palen shqiptare ne qershor, ne Bruksel, kam menduar se nuk mund te kete takim me te keq. Kisha qene gabim, sepse takimi i sotem ishte edhe me i keq!

Thelbi i paraqitjes së pales shqiptare ishte se Serbia paskesh kryer tri here radhazi gjenocid ne Kosove…“

Vozhdi i gjatë u ankua para gazetareve se ne Kosove, brenda vitit 2021, kishin ndodhur 80 sulme te ndryshme ndaj serbeve, ndaj kulteve dhe varrezave te tyre.

Kjo sipas Vuçiqit “flet tmerresisht shume per ndryshimin e atmosferes ne Prishtine, pas ndryshimit te pushtetit ne Kosove.“

Vuçiq, ne stilin e Gebelsit, paralajmeron per rrezikimin e popullsise serbe ne Kosove.

Kjo propagande bon marché dhe ky fjalor luftenxites duhet te lidhet me manovrat e medha ushtarake te koduara “Grushti i rrufeshem 2021“, qe u mbajten muajin e kaluar ne kufi me Kosoven, ne Peshterin e Sanxhakut, ku popullsise autoktone, boshnjake, iu shkaktuan deme te medha materiale, sepse tanket harlisura dhe mjetet e tjera të blinduara te ushtrise serbe, qellimisht ua prishen te lashtat e kullosat, ua rrenuan krojet dhe ua frikesuan femijet.

Ky fjalor provokues i Vuçiqit dhe vringellimi me arme e manovra ushtarake flet vete dhe flet shume:

Ashiqare Serbia nuk eshte e interesuar per marreveshje me Kosoven. Bisedimet ne Bruksel Vuçiq i perdor si teater te neveritshme ku, paturpesisht, perpiqet qe xhelatin me çdo kusht ta paraqese si viktime.

Por koha ka ndryshuar: Grenelli dhe shefi i tij trutrashe perfunduan  ku e merituan, ndersa perfaqesuesit e Kosoves tash nuk jane me as kukulla e as vetje qe e kane bishtin e zene me dere.

Burim: https://www.facebook.com/xhafer.shatri/posts/541752613616549

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code