OLIVER IVANOVIQI U VRA NGA NJEREZIT E VUÇIQIT

Shkruan:
Xhafer Shatri

Me 16 janar 2018 u vra ne Mitrovice, Oliver Ivanoviq, njeri nga prijesit e serbeve te Kosoves dhe kundershtar i thekur i presidentit serb.
Vrasjes i parapriu nje propagande histerike e medieve te kontrolluara nga Vuçiqi kunder opozitarit serb.
Gjate kohes kur po zhvilloheshin hetimet, dhe kur po dilte gjithnje e me teper ne pah se vrasja ishte organizuar nga strukturat shtetrore te Serbise, presidenti serb Vuçiq, akuzoi Nexhmedin Zeken si person te implikuar ne vrasjen e Ivanoviqit. Dhe nuk u ndal me kaq.
Mirepo nga nje interviste qe u botua sot, me 29 mars 2022 ne KRIK (Rrjeti per hulumtimin e krimiminalitetit dhe korrupsionit ne Serbi)* del se njerez shume te afert te Vuçiqit ishin te implikuar ne kete vrasje politike.
Nje personazh i njohur i sportit ne Serbi, Boban Bogdanoviq deklaroi per KRIK, se nje shoku i tij i ngushte, Aleksander Gligorijeviq, perndryshe njeri i besueshem i partise ne pushtet dhe shok i ngushte i djalit te Vuçiqit, Danilos, i kishte treguar ne besim se vrasjen e Oliver Ivanoviqit e kishin organizuar dy njerezit kryesor te Vuçiqit ne Veri te Mitrovices, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.
Keta te fundit i kishin kerkuar Gligorijeviq qe t’ua gjejë nje vrases profesionist qe do ta eliminonte Oliver Ivanoviqin. Gligorijeviq ua kishte gjetur nje gangster te njohur gjithandej si vrases me pagese, Ljubomir Lainoviq.
Vrasesin e kishte futur ne Kosove Milan Radoiçiq, njeri me i rendesishem i Partise se Vuçiqit ne Veri te Kosoves.
Pasi qe e kishte kryer vrasjen Lainoviq ishte shperblyer nga Gligorijeviq me nje shume prej 50’000 eurosh.
Disa jave me vone, Lainoviq zhduket pa gjurme, ndersa ne vere te vitit 2020 Gligorijeviqin e ekzekutuan duke ia keputur koken me sharre elektrike.
Per ironi, varrimin e Ivanoviqit ne Varrezat e Burrave te Medhenj, ne Beograd, e organizoi Kryetari i Serbise, Aleksander Vuçiq.
I njejti gruan i Oliver Ivanoviqit e punesoi ne Beograd dhe e rahatoi ne banese te re atje.
*https://www.krik.rs/prijatelj-ubijenog-belivukovog-saradnika-u-ubistvu-olivera-ivanovica-ucestvovale-veselinoviceva-i-belivukova-grupa/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code