Njoftim lidhur me ngjarjet e fundit në Gostivar

Shkruan:
Xhafer Shatri

Miq të nderuar,
në 9 vjetorin e vdekjes së Arben Xhaferit, po e ndaj me ju një dokument të gati para një çerek shekulli. Përmes tij po t’ua rikujtoj ngjarjet dramatike në Gostivar të datës 9 korrik 1997, kur, në mbrojtje të Flamurit, u vranë 3 shqiptarë dhe u plagosën e u keqtrajtuan qindra të tjerë.
Me atë rast u arrestuan me dhjetra shqiptarë, mes tyre edhe Rufi Osmani, kryetari i Bashkisë së Gostivarit, i cili pastaj u dënua me 7 vjet burg; Kryetari i Kuvendit të Komunës, Refik Dauti, që u dënua më 2 vjet burg, sikundër që u arrestuan dhe u denuan me burg edhe kryetari i Bashkisë së Tetoves, Alajdin Demiri dhe Vebi Bexheti, që të dy më nga 2 vjet burg..
Në dokument citohen pikëpamjet largpamëse të Arben Xhaferit për ato ngjarje dhe aftësia e jashtëzakonshme që, edhe në rrethana aq të rënda, t’i artikulojë si pak kush tjetër gjendjen, përpjekjet dhe aspiratat e shqiptarëve.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*