NJE FJALE ZIE PER SMAJL MEHMETIN

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sot, me, 29 shtator 2022, krejt papritur, vdiq Smajl Mehmet SHATRI, nga Tomoci.

Vdekja e tij ma ka ndale frymen, sepse Smajlin e kisha shok te femijnise, shok te shkolles, shok te bankes, e mbi te gjitha shok te shpirtit.

Me Smajlin u ndame ne rini te hershme kur ai mori rrugen me therra te mergimit, ndersa une nje rruge krej tjeter me gjemba, por kuurre nuk u ndame, sepse kudo qe me ka qite jeta, edhe ne ditet me te erreta te vuajtjeve e te merzise e kam kujtuar vazhdimisht Smajl Mehmetin dhe sidomos miresine dhe shpirtin e tij te delire.
Me Smajlin jemi rritur bashke ne bjeshke e ne verri, kemi luajtur bashke top (te bere nga leckat), i kemi ruajtur bagetine, kemi bere sherre, kemi qare dhe kemi qeshur bashke, me qindra here e kemi ndare edhe kafshaten e idhet te skamjes. Bashke…

Shpeshhere na ka zene mesnata duke folur per Shkup e per Shkoder apo duke pare ose duke endur enderra me sy çele.

Ajo qe me pelqente me se shumti te Smajli ishte se kurre nuk merrej me punet e te tjereve, kurre nuk e permjerrte sofren ku kishte ngrene dhe kurre nuk peshtyente mbi njerezit e gjakut te tij, madje as atehere kur ndonje syresh, me sjelljet e veta, i thoshte dajakut çka po prêt qe s’po vjen me ma dhene hakun…

Smajl Mehmeti ishte i urte sa nuk ka fjale qe e pershkruan por edhe trim i çartun e i rrezikshem me e preke ku nuk duhet.

Smajli, pasi kaloi nje jete te tere ne mergim, u kthye ne vendlindje per t’u çmalle me familjen, me njerezit e tij, me arat, me lendinat, me sokaçet, me perrockat dhe me çdo gje te Tomocit.

Ishte nder njerezit qe me se shumti kishe mesuar nga jeta ne mergim: askujt nuk i dilte ne udhe, evitonte çdo zallahi dhe sidomos mjediset e rrumpalleve, hiqnjerezit dhe ndejat e kota.

Gjithemon per njerezit e kishte nje fjale te mire dhe nje buzeqeshje te delire.
Ishte mik i madh i femijve dhe i natyres.
Punonte vazhdimisht dhe ishte nga njerezit e paket qe pata fatin dhe kenaqesine t’i njoh e te bindem se ai ashtu siç ishte vete, ia kishte arritur ta edukonte e ta formesonte edhe familjen e tij.

Sikur ta dija vetem pak, ama vetem pak, se sa e pabese eshte nganjehere vdekja, do ta ndalja Smajl Mehmetin ne rruge, ose do t’i shkoja ne shtepi per t’ia thene ne sy fjalen qe ma dikton shpirti:
‘O Shoq, a e di ti se sa i mire, sa me vlera dhe sa i rendesishem je per mua? A e di ti se edhe naten e vorrit do te me kujtohet fjala qe ma the kur i ritakuam pas disa dekadash’:

«Kam qef, shume qef me ndejt e me u çmalle me ty. Por nuk du me ta marre kohen se krejt jeta te shkoi kaçak, e ti duhet, me ne fund, te behesh shpi ne pleqni, sepse kete e presin prej teje jo veç femijte e tu por sidomos Nana Time gjalle e Baci Deme i vdekur! Prandaj mos u vono se pushimi shkon sa ora e ti duhet me u kthy e me punu per buke te gojes dhe mos gabo me u ba pishman, se e di mire se ke mbete jashte jo per tjeter por mos me u flliq e mos me pshty mbi vuajtjet e pafund te prindve tu…
Eee me e dite ti sa shpesh une rri me ty…»

Sonte, i kredhur ne nje det trishtimi, duke menduar per Smajl Mehmetin, si asnjehere tjeter, e kam kujtuar letren e Markezit, drejtuar miqve te tij, kur shkrimtari i madh , duke perballur me vdekjen e pashmangeshme, la nje porosi te perbotshme e te perjetshme:

Ah Zoti im, sikur të kisha një copëz jetë… nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa iu thënë njerëzve që i dua se i dua. Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja e shpirtit tënd.

Nëse do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do të regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri e përsëri…
Nëse do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thosha “të dua shume” dhe do të supozoja jo logjikisht se do te duhej dije…
Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja.
Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër.

Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që i do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.”

Lamtumire Smajl Mehmeti!

Dije, Shoqi jem, se pak kush, si ti sot, ma ka nda frymen dhe ma ka vare zemren ne çengel!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*