NË SERBI JANË VRARË MBI 35’000 JEVREJ

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror, gjatë vitit 1941 e 1942, nga 39’282 jevrejë sa jetonin atëherë në Serbi, autoritetet serbe i kishin vrarë 88% prej tyre…, pra rreth 35’000!

Sipas statistikave të komunës jevreje në Beograd, në territorin e kryeqytetit serb, gjatë Luftës së dytë Botërore janë vrarë mbi 11 mijë jevrejë, nga Beogradi, Banati etj.

“Në dhjetor të vitit 1941, ishte themeluar kampi i përqendrimit Sajmishte, ku ishin burgosur 6000 gra e fëmijë. Të gjithë i kanë mbytur me plasje, nga gazi i motorëve të kamionëve. Pastaj i kanë ngarkuar dhe i kanë varrosur në Jajince, në varreza masive…“

Shfarosja ka filluar më 18 mars dhe ka përfunduar më 10 maj 1942. Aty e tutje asnjë jevre nuk kishte mbetur në Beograd, pos ndonjërit, aty këtu, që e kishte fshehur ndonjë njeri i mirë…
Burim: Ekspres

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*