Muhabet Fejsbuku me Arushën e Gërmisë

Shkruan:
Xhafer Shatri

Falë një eksperti të rryer të SHIK-ut, të rehatuar kaherë në AKI, erdha deri te Fejsbuku i Arushës që me prezencën e saj në Gërmi ia shtini Shpend Ahmetit drithmat në barkun e tij kolosal.

Po ua përcjell në origjinal këtë muhabet fort interesant:

 

Si jeni Madame?

Si rrezja n’behar!

Po çka ju ka qite në këtë dhe?

Erdha të vaksinohem, sepse atje, përtej Kapitit, në Malet e Medokës, vetëm vakcina ruse kanë sjellë.

Ani, a ndreqe pune?

Jo se këtu s’po punojshin në fundjave. Por, me kismet, sot, Arben Vitia ka vendosë të më vaksinojë personalisht si gjest atdhetar ndaj Kosovës Lindore.

Si po të duket Kosova?

Unë vi shpesh këndejpari, sepse ideja e bashkimit kombëtar duhet të ushqehet me komunikime e veprime të përditshme…

Po Prishtina?

As shehër as katund.

A keni caktuar ndonjë takim me personalitetet e Kryeqytetit?

Po. Do ta filloj me Naim Tërnavën e pastaj edhe me shefin e AKI-së.

Nëse nuk është sekret cila do të jetë tema e bisedave me këto personalitete të rëndësishme?

Nga Zoti Tërnava do të kërkojë të na e çojë në Medokë një hoxhë kallushan e arushan që nuk i tutet Serbisë, dhe t’i thotë xhematit tonë këtu le të kthehen te shpia se edhe therrat e malit i ka marrë malli për ta… Ndërsa me Z. Petrit Ajeti do të bisedojmë për disa çështje delikate që nuk janë për publikun… por edhe për një hall personal; prej që kam kaluar në ilegalitet po kam problem me komuniku me miq e dashamir sepse BIA serbe po ma përgjon telefonin…

Do ta takoj edhe Zotin Minxhozi, ambasadorin shqiptar… Më duhet t’ia çoj një selamë Edi Ramës…

Çka do t’i thuani kryeministrit shqiptar?

Me kanë që mbajnë fëmia shpi, Kola jem, i mban tri!

Po nga politikanët në Kosovë kë do ta takoni?

Dardan Molliqajn, sepse më duhet të mësoj si është e mundur që me aq pak mund të bëjsh aq shumë zhurmë.

Po me medie si e keni punën?

Më ka thirrë Berati për intervistë, por jam idhnu në të…

Pse?

Sepse po kokorizet në LDK, ndërsa vonë po e bën në PDK…

 

Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1284107915353526

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code