MORALI I VUÇIQIT DHE FURRAT E SHKRITOREVE KU I DIGJNIN KUFOMAT E SHQIPTAREVE

Shkruan:
Xhafer Shatri

Me 23 prill 1999, Nato kishte vendosur ta zhbinte RTS-in, Radiotelevizionin e Serbise, apo thene me mire fabriken e propagandes se Milosheviqit.
Mirepo, paraprakisht, qendra e Natos, per te evituar vrasjen e gazetareve dhe te personelit, i kishte informuar disa persona te besueshem te regjimit me qellim qe te mos kete viktima.
Mirepo, njerezit e Milosheviqit i kishin informuar vetem familjaret e vete qe punonin aty, dy-tre veta.
Te tjeret jo, madje as nanen e ministrit te informatave, Aleksander Vuçiq, e cila asokohe ishte redaktore ne televizion dhe ate nate ishte e pranishme.
Me rastin e bombardimit u vrane 16 punonjes te RTS-it.
Te nesermen Vuçiq, ne cilesine e ministrit te informatave, e takon gazetarin e mirenjohur te Radios Evropa e Lire, Rade Radovanoviq dhe me lot ne sy i thote se nuk ka qene fare ne dijeni per bombardimin por se, pas rastit, ka marre vesh, nga burime te sigurta, se njerezit e partise se Milosheviqit, perfshir drejtorin e RTS-it, kane qene te informuar madje edhe per oren e bombardimit por se kete e kane mbajtur per vete me qellim qe te vriten punonjesit e RTS-it dhe pastaj ta akuzojne Naton per krime lufte…
Me vone, Radovanoviq e publikon nje shkrim per kete rast ne gazeten e njohur “Danas“ me titull “Ish-ministri e dinte kush ka qene ne dijeni per bomardimin“.
Per shkak te ketij shkrimi, Vuçiq thirret te deshmoje ne Gjykaten e Beogradit.
Ne pyetjen e gjykateses se çka ka per te thene per shkrimin ne “Danas“, Vuçiq, pa iu dridh çerpiku deklaroi:
“… Nuk kam pasur haber per kete çeshtje. Asnjehere. Por nje gje e di se ai fare Radovanoviqi eshte mercenar i Natos… Nese ju, Zonja gjykatese u besoni te ketilleve, une nuk u kam faj…“
Dhe doli nga gjykatorja “Me frymen e triumfalizmit te fajtorit qe serish iu shqiptua aktgjykim lirues.“
Insert i nxjerre nga libri i Rade Radovanoviqit, “Qeshja nen trekembeshin e varjes”, ne te cilin autori pershkruan detajisht atmosferen e luftes ne Kosove, ne vitet 1998 – 1999.
Ne liber ka edhe keso detajesh:
“U mor vesh per zhdukjen e kufomave te shqiptareve ne Kladove, Batajnice, Petrovo Selo, liqenin Peruçac, Rudnice… Por jo edhe per Maçkaticen, fabriken te Surdulica, ne furrat e se ciles, qe sherbejne per shkrirjen e aluminit, jane djegur kufomat e shqiptareve. Ngjashem eshte vepruar edhe ne Gllogoc. Trupat jane sjelle ne Ferronikel, jane vendosur ne shporten e kranit dhe me pas u jane dorezuar flakeve te furrave perveluese…
Qytetaret e Borit i kujtojne kamionet frigorifere qe i sillnin nga Kosova kufomat dhe i digjnin ne shkritoren e bakrit.
Nuk do te dihej se çka ka ne to, po te mos hapej nje dite dera e pasme e e frigoriferit te parkuar ne rruge, para portes se Shkritores se Borit.
Ne te ka pasur aq shume kufoma, saqe, kur u hap dera, ato binin ne asfalt. Kishte edhe trupa te femijeve te vrare qe u derdhen ne rruget e Borit…“
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1423742801390036

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code