MARIGONA E SHQIPERISE

MARIGONA E SHQIPERISE

Nuk ka fshat ne Kosove, nuk ka lagje qyteti a qyteze qe nuk i ka, te pakten, dy vajza apo dy gra me emrin Marigona. Emervenesi-e-t, ne kulmin e idealizmit, sigurisht, metonin qe edhe permes femijve te tyre te shprehin gjakimin per Flamurin, per Lirine dhe per Shtetin si realizim i nje enderre te vjeter, shumeshekullore.

Nje grup i njohur i rokereve te Kosoves, mbante gjithashtu emrin «Marigona»

1.

Ani se Marigo Pozio njihet gjithandej ne viset shqiptare jashte Shqiperise londineze, kryesisht si gruaja qe qendisi Flamurin Historik i cili, pas pese shekujsh robnie, u ngrit ne Vlore per ta bere Shqiperine te lire e te mosvarme, megjithate Historia na meson se Ajo Grua, ishte njera prej veprimtareve kryesore qe, realisht, e bene Shqiperine te Pavarur.

Si aktiviste e Klubit Laberia, Marigo Pozio, ishte e lidhur me mish e me shpirt me Levizjen Kombetare, ajo strehoi e ushqeu ne shtepine e saj, ne Vlore, kryengritesit e perjetshem Çerçiz e Bajo Topullin, Mihal Gramenon e shume te tjere.

Aty, ne shtepine e saj, si pak kund tjeter u ndez, per te mos u shuar kurre, kandili i Lirise.

2.

Marigo Pozio ishte e arsimuar; ajo shkroi edhe poezi, njeren prej te cilave ia pati kushtuar Avni Rrustemit, idolit te djalerise shqiptare, qe ia shqiptoi denimin e Shqiperise, renegatit qe bashkevepronte me Serbine dhe i miratonte aspiratat e saj.

Njera nga tri vajzat e Marigose e kishte emrin Lirie, besoj nder emrat e pare, ne mos me i pari, qe, edhe ne kete menyre, i dha shpirt, krah dhe fryme idese se Pavaresise.

Femijet e saj qe te gjithe ishin pjese e Korit te qytetit t e Vlores si kendonjes e instrumentaliste…

Por fati, zakonisht, nuk eshte zemergjere me heronjte, sepse Gruan e gjithenjohur shqiptare, bashke me shumicen e femijeve te saj, njeren pas tjetres i korri turbekulozi i tmershem. Marigo vdiq ne vitin 1932, 20 vjet pasi Shqiperia ishte bere shtet.

3.

Ne ishujt e Nartes, konkretisht ne ishullin e Manastirit, ku eshte nje objekt kulti i shekullit te XIV, ne nje lendine, mu buze Tempullit, eshte nje varr i thjeshte, qe mban nje emer dhe dy data;

Marigo Posio

1882 – 1932

Eshte nje ishull i bukur, i stolisur me pisha e qeparisa shekullore. Kalimtarin e rastit deri aty e shpie nje ure e gjate druri per kembesore. Dhe gjeja e pare qe te bie ne sy nuk eshte vitndertimi i munguar i Manastirit, por nje informate e gedhendur, rishtas e ne gure, se ky tempull i vjeter ishte rinovuar me «mbeshtetjen financiare te Kryepiskopit te Tiranes, te Durresit dhe te gjithe Shqiperise, Anastasit»

4.

Gjate kohes se komunizmit Tempulli ishte kthyer ne nje burg, ku vuanin denimet kundershtaret politike, apo thene me mire ata qe nuk gjenin force per t`i buzeqeshur marrezise kolektive. Ne ato vite te paharrueshme, kur ishullin e kthyen ne burg dhe deti i paane kishte rolin e telave gjembore, duhet te kene qene vitet me te tmershme per nje shpirt te lire si ai i Marigose. Them keshtu, duke u nisur nga idea se shpirterat e medhenje nuk vdesin kurre; prandaj jam i sigurt se Shpirti i Marigos gjithsesi duhet te kete qare e te kete renkuar me ata fatkqinj qe kishin rene ne pameshiren e nje regjimi te budallt…

Sot, pas gati nje shekulli, nuk e di nese ai Shpirt i perjetshem vazhdon te jetoje permes eres se detit, permes fluturave te shumta atypari, apo permes kenges se zogjve. Por njeriu, thjeshte, e ndien prezencen e tij ne mijera forma e elemente te kapshme ne ate mjedis ku prehet nje personalitet historiki dores se pare.

5.

Duke u perulur me perunjesi absolute para Varrit te Shenjte te Marigo Pozios, te fshikullon si kamxhik konstatimi per mungesen e madhe te vetedijes shtetformuese te ne, shqiptaret: Varri ishte rindertuar se fundi dhe, mjerisht, pa asnje shije. Ata qe e kishin kryer, shkel e shko, detyren, ne vend se te perdorin gure te bardhe, si bora, te Kanines, kishin perdore mermerin artificial e te vrugte te Kines.

Sepse, heronjve sidomos, nuk u shkojnë as stolite, as mermeri, as gurevarret e vendeve te huaja. Me se pakut Marigo Pozios, qe e tera, me trup e me shpirt, ishte vetem Shqiperi. Per arsyen se ajo, si askush tjeter, asokohe pasqyronte emancipimin e gruas dhe te kombit shqiptar, dhe perfaqesonte idealizmin me te qashter dhe enderren me fisnike ne jeten e çdo njeriu: gjakimin per liri.

Naten e mire, Marigo.

Falemnderit per çdo gje qe bere per shqiptaret dhe per Shqiperine.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*