KRISMAT E KAHERSHME QË SOLLËN LIRINË

Shkruan:
Xhafer Shatri

Si sot 39 vjet më parë u vranë në Prishtinë prijësit e shquar të
Lëvizjes Kombëtare të Kosovës e Heronjtë e Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

ato kohë të vështira dhune e terrori, në përpjekje për të fuqizuar Lëvizjen, ata u zbuluan nga rrjeti i gjerë i UDB-së, u rrethuan dhe u vranë në një përballje të pabarabartë me pushtuesit dhe veglat e tyre.

Vrasja e Rexhepit dhe Nuhiut ishte ndër gjëmët e humbjet më të mëdha të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.

Pasojat ishin katastrofike, qindra të arrestuar e mijëra të persekutuar dhe dëmtim i tmershëm i gjithë rrjetit organizativ.

Por Kosova nuk u dorëzua. Qëndroi, u përgjak e u dogj, por më në fund fitoi.

Fituan idealet për të cilat flijuan u vranë në lule të rinisë, Rexhepi e Nuhiu;
Fituan idealet për të cilat u përndoqën e u vyshkën për së gjalli gratë e tyre të paepura;

Fituan përpjekjet e shokëve të tyre dhe të një populli të tërë që nuk u zmbraps e nuk u nënshtrua.

Falë përpjekjeve e përkushtimit kolektiv të shumë brezave, sot Kosova është e lirë, mjerisht jo ashtu siç e kanë ëndërruar gjithe ata e djem e vajza që flijuan jetën për të, por ajo po mëkëmbet e po forcohet për çdo ditë në përballje me vështirësi të shumta, por pa kthim prapa.

Ajo që do të duhej theksuar sa herë që flasim e i kujtojmë dëshmorët e kombit është idealizmi, përkushtimi dhe vendosmëria e tyre, për t’i bërë ballë çdo pengese e vështirësie me qëllim shporrjen e pushtuesve dhe fitoren e lirisë!

Kjo është tepër e rëndësishme sepse me idealet e dëshmorëve mbrujten brezat e rinj, për ta ndritur atdheun, duke i hapur këtij shtigje e vizione të reja. Kjo është tepër e domosdoshme sepse një vend që nuk ka idealistë, që nuk ngrit idealizmin në kult, ai nuk ka të ardhme.
* * *

Në këtë përvjetor të trishtë po e ripublikoj në vijim një trajtesë të shkurt të lexuar në një simpozium kushtuar Nuhi Berishës këtu e pesë vjet më parë.

BALLE PER BALLE ME FURTUNEN

Portret politiko-organizativ i Heroit te Kombit, Nuhi Berisha

1. Konteksti historik

Ne fundvitet shtatedhjete, Kosova me viset shqiptare te pushtuara, ishte bere log ererash te fuqishme politike. Ne njeren ane organizimi ilegal kishte marre permasa te pabesueshme per kohen, mirepo edhe brenda sistemit ishte kristalizuar nje vetedije e qendrueshme per zgjerimin me çdo kusht te autonomise ekzistuese.

Vdekja e Titos i pershpejtoi veprimet dyanshem; te udheheqjes serbe, qe nuk pajtohej ne asnje menyre me kerkesat legale te shqiptareve per barazi nacionale ne njeren ane dhe te levizjes tone ilegale qe ishte rritur e faktorizuar si rrallehere me pare, ne anen tjeter.

Perballja e hapur e ketyre dy tendencave u pasqyrua permes ngjarjeve te stuhishme te vitit 1981.
Per shqiptaret e pushtuar ne Jugosllavi, keto ngjarje paten efekte te shumanshme:
Doli ne pah se, parasegjithash permes organizimit ilegal, ne Kosove ishte krijuar nje ambient kryengrites i papare pas Luftes se Dyte Boterore…, iluzionet per bashkejetese, qe nenkuptonte nenshtrimin, me serbet, maqedonet dhe malazezet ishin daravitur si rete e lehta.
Çeshtja e Kosoves, mori permasat e nje problemi te mprehtë politik qe rrezikonte seriozisht stabilitetin e brishte jo vetem ne rajon…
Mirepo keto ngjarje ngjallen edhe revanshizmin serbo-maqedono-malazez, i cili, me kohen, mori permasat dhe permbajten e nje levizjeje te fuqishme fashiste. Kjo levizje kishte ndikim gjithandej ne Jugosllavine e brishte, e cila po shkermoqej ngadale por sigurt.
Menjehere pas trazirave te vitit ‘81, i tere aparati shteteror, perfshire edhe ushtrine e shumefuqishme jugosllave, u koncentrua ne Kosove. U arrestuan me mijera njerez dhe radhet e Levizjes ilegale u demtuan rendshem.

Ketyra raprezaljeve nuk i shpetoi as OMLK, njera prej organizatave me te vjetra me te mireorganizuara ilegale te kohes. Ne frymen e kesaj organizate, ishte rritur e formuar politkisht edhe Nuhi Berisha, njeri prej pjesemarresve aktiv ne trazirat e vitit 1981.

2. Konteksti politik

Shoqeria shqiptare ne Kosove dhe ne viset e tjera te pushtuara ishte e shtresuar ne disa kategori:

Nomenklatura politike, ishte shterre deri ne permasa kuislinge. Gjate trazirave ajo e humbi torruan dhe nuk qe e gatshme ta mbroje asnje pozicion autonomist, duke u kthyer shpeshhere edhe ne haut parleurs te prapagandes serbe.
Inteligjencia u gjet e befasuar madje edhe e hutuar nga permasat e trazirave dhe nga efektet e shumefishta te saj. E sidomos nga rrezikimi i drejperdrejte i privilegjeve qe ajo gezonte. Per motive qe i tajkalojne permasat e nje kumtese modeste qe imponon kjo tribune, po mjaftohemi ne konstatimin se me perjashtime te rralla si Ali Hadri, Ukshin Hoti e ndonje tjeter inteligjencia nuk qe e pergatitur as perafersisht per strukturimin e nje qendrese legale e dinjitoze ne suazat e te drejtave juridike, kushtetuese e politike qe buronin nga Kushtetuta e vitit 1974…
Realisht, e tere barra e qendreses ra mbi supet e njoma te rinise studentore e shkollore, te ciles i mungonte pergatitja minimale intelektuale dhe organizative. Ishte vullneti dhe guximi i saj qe e shtyu boten politike e nderkombetare t’i ktheje syte kah Kosova.
Me i vonuari dhe me i hutuari ne gjithe ate rrokopuje u konstatua te kete qene ai qe ne Kosove nuk e besonte askush, shteti shqiptar, apo thene me mire, udheheqja e tij.
Me perjashtim te propagandes dhe nje aktiviteti informativ dhe, aty ketu, me ndonje levizje taktike te ushtrise, strukturat e shtetit shqiptar nuk u deshmuan te pergatitura per periudhen e fundjetes se shtetit jugosllav.

Per me teper trazirat ne Kosove shkaktuan termet te vertete politik edhe ne Shqiperi, qe u pasqyrua edhe me kundershtime e perçarje deri ne likuidime politike e fizike me praktika percjellese tipike per çdo tirani.

3. Konteksti organizativ

Krahas raprezaljeve dhe arrestimeve masive ne Kosove e me gjere, Lëvizjes tone Kombetare iu dha nje grusht derrmues me vrasjen e prijesve te saj ne mergim: Vellezerve Gervalla dhe Kadri Zekes.

U keputen lidhjet ekzistuese organizative qe beheshin edhe permes shtypit ilegal qe nxirrej jashte dhe radheve tashme te shpartalluara te ilegales brenda.
Kjo verehet jo vetem ne ngulfatjen e trazirave, ne ideologjizimin e kerkesave politike, ne mungesen e cilesise kundervenese te propagandes tone, por sidomos ne anarkine organizative qe u krijua pas grushteve te fuqishme qe i dhane strukturat shteterore te pushtuesve Levizjes tone Kombetare.
Themelimi i Levizjes per Republiken shqiptare ne Jugosllavi, i bere nen mbikqyrjen e shtetit shqiptar dhe nga perfaqesues organizatash qe nuk kishin ndonje ndikim ne Kosove, me teper pasqyronte deshiren per te bere diçka se sa nje qellim te menduar thelle e te mbeshtetur me mundesite qe i ka nje shtet. Qofte ai edhe Shqiperia e izoluar e asaj kohe te pakohe.
Pavaresisht kesaj, LRSHJ, megjithate u mbijetoi improvizimeve, kryesisht fale idealisteve te shumte shqiptare qe kishin vendosur ta vathdojne me çdo çmim rrugen e lirise, pavaresisht rreziqeve dhe sakrificave.
Gjithsesi nder me te spikaturit e kesaj plejade ishte dhe mbete, idealisti i paepur, Nuhi Berisha, i cili na ka bere bashke jo vetem sot e ketu.
Ai, ani se i ri ne moshe, u be hallka kryesore e strukturimit organizativ te Levizjes ne Kosove.
Nuhiu, me nje energji te admirueshme, ani se i kerkuar intensivisht nga organet e kudopranishme te ndjekjes, fale nje konspiracioni te hekurt qe aplikonte dhe kerkonte me kembengulje qe te zbatohet kudo dhe nga te gjithe, u ra kryq e terthuer, te gjitha territoreve shqiptare te pushtuara, me qellimin e vetem; te njihet konkretisht me njerezit dhe rrethanat gjithandej ne trojet etnike, me nje synim konkret: krijimin e lidhjeve organizative ne menyre qe perballja me pushtuesit dhe kusilinget te jete sa me efikase.
Megjithate objektiv kryesor perqendrimi organizativ i Nuhi Berishes dhe i shokeve te tij mbetej Universiteti, ku gravitonin shqiptare nga te gjitha cepet e trojeve etnike ne ish-Jugosllavi.
Rindertimi i rrjetit organizativ percillej me rreziqe te medha, sepse tashme ne Kosove ishin perqendrur elita e eproreve te policise politike serbe, malazeze e maqedone, por edhe sherbimet sekrete ushtarake. Derdheshin lumenj parash per t’u perforcuar e modernzuar rrjeti i spiunazhit dhe teknologjia e ndjekjes dhe vezhgimit.
Vete autoritetet e pushtimit pranonin se gjysma e popullsise se pergjithshme te Kosoves me vise, kishte kaluar neper sita e procedura hetuese e ndeshkuese vetem per motive politike.
Ne ato rrethana, te perpiqesh t’i lidhesh fijet e keputura organizative ishte pune me shume rreziqe, gati njejte sikur pas nje termeti te periqesh t’i lidhesh telat e keputur te rrjetit elektrik te nje qyteti, sepse nese telat nuk i lidh mire pasojat jane te medha.
Me kete detyre fisnike e me shume rreziqe ishte ngarkuar Nuhi Berisha. Ai e kreu kete detyre me shume pasion e zgjuaresi, pa dalur kurre ne siperfaqe dhe pa rrezikuar asnje qerthull organizativ.
Dalja e Rexhep Males dhe Kadri Osmanit nga burgu, ishte nje rast i jashtezaknshem per t’i dhene Levizjes nje shtyse qe do te ndihmonte ne profilizimin e saj, ne krijimin e elitave te mirefillta te ilegales, ne strukturimin e informacionit dhe propagandes, ne pergatitjen e formave te nje qendrese me te avancuar.
Por pushtuesit ishin gjithnje disa hapa para nesh, ata tashme kishin filluar te zbatonin metoden e pykes qe ishte treguar aq e suksesshme ne shkaterrimin e levizjes kaçake, pra me formimin dhe nxjerrjen ne skene te organizave te sajuara… qe udhehiqeshin ose kontrolloheshin nga agjente te regjur.
Pikerisht kjo çoi te arrestimet masive te radheve te organizuara ne vitet 84 e 85, perfshire ketu edhe kolos te ilegales si Enver Topalli, Zijah Shemsiu e shume te tjere, por çka ishte edhe me e renda kjo çoi edhe te vrasja e Rexhep Males dhe Nuhi Berishes.
Pasojat e kesaj humbjeje Levizja Kombetare e Kosoves do t’i vuaje per shume dekada, e te jeni te sigurt se i vuan, madje shume edhe sot.

Keto gjera nuk ndodhin rastesisht, sepse prapa tyre ka shume shtysa te fuqishme, permes te cilave luajte zevendesohen me gomare, dhe e vetmja menyre per t’u zbatuar keto veprime kunderhistorike eshte qe te paralizohen te paret dhe te avancohen te dytet.

4. Portreti i nje idealisti

Nuhi Berishen e kam njohur ne vitin e kahershem 1982. Posa kishte dalur ne Zvicer, ku kishte ardhur me nje mision te qarte atdhetar, rivenien e kontakteve organizative brenda-jashte.

Por edhe per t’u shlodhur sadopak nga jeta ne ilegalitet dhe per te marre force per kthimin e pashmangeshem ne logun ku behej lufta, ketu ne dheun e trazuar te Kosoves.
Ajo qe binte ne sy te ai ishte modestia. Nuhi Berisha bente nje jete te rregullt, zgjohej heret e flinte vone. Lexonte shume dhe shkruante mire. Shenimet e tij per trazirat e vitit 1981, te botuara me titull “Pranvera e luleve te kuqe“, ani se jane shenime te paredaktuara nga ai, jane nder deshmite me te spikatura te atyre ngjarjeve ne te cilat Nuhi Berisha ishte pjesemarres aktiv.
Ne çdo takim me shoket e tij, degjonte me vemendje dhe kerkonte sqarime shterruese per gjera rendesore por kete gjithnje e bente me shume takt e dashamiresi.
Ishte shume i vetedijshem per rreziqet qe ishin ne çdo hap te rrugetimit te tij drejt lirise. Por Nuhi Berisha, ishte djale i vendosur dhe u shkonte gjerave deri ne fund, sepse e donte pafundesisht Lirine.
Ishte nje njeri shume i dashur qe e bente per vete, siç thuhet, edhe gurin e ftohte dhe drurin e thate.
Duke kujtuar virtytet e tij, i shikoj sot me trishtim se jo pak nga ata qe kane moshen kur Nuhi Berisha u vra nga veglat e pushtuesve te Kosoves ne perpjekje per t’i sjelle kesaj driten e Lirise, se si sot gati dy dekada pas Luftes, e braktisin masivisht vendin e tyre, taman sikur Kosoven tone ta kishte kapluar murtaja.
Kjo ndodhe sepse Kosova e lire kesaj gjenerate nuk u siguroi asgje; as mireqenie e as te ardhme. Zbrazja masive e Kosoves, por edhe shumeçka tjeter, eshte edhe rezultat i permbysjes se sistemit te vlerave, ne themel te te cilave ishte mendimi politik i idolit te Nuhiut, Hasan Prishtines; qe mesonte e meson edhe sot se atdheut duhet t’i japesh çdo gje, por pa i kerkuar e sidomos pa i marre kurre çkadoqofte.
Kjo permbysje vlerash ne permasa rrokopuje ka cenuar rend idealizmin legjendar me te cilin Kosova e ka mbrujtur çdo gjenerate.

E per pasoje eshte vene vije barazimi mes atdhetarit e renegatit, mes hajdutit e njeriut me virtyte, mes idealistit e kusarit, mes atij qe rrenon dhe atij qe nderton shtetin, mes atij qe nderon dhe atij qe turperon atdheun.

5. Nje fund i pashmangeshem

Nuhi Berishen dhe shoket e tij, repartet e stervitura te pushtuesve i ndiqnin si bishat dhe ne kete ndjekje zbatohej praktika e gjuetareve afrikane: objektit te ndjekjes nuk duhet lene kohe as per te fjetur, as per te ngrene, as per te pire e as per te pushuar. Dhe ne keto rrethana, perfundimi dihet.

Mbeshtetja nga ne qe ishim ne mergim ishte ne proporcion gjeomterik me nevojat qe kishin radhet e organizuara ne Kosove, sepse vrasja e Kadriut dhe vellezerve Gervalla kishte lene nje boshllek te tille, pasojat e te cilit vazhdojne te ndihen edhe sot gjithandej ne Kosove me vise.

Organizata qe ishte krijuar ishte heterogjene dhe ishte nen nje presion te jashtezakonshem te agjenturave te pushtuesve, te shteteve ku vepronte, te sherbimeve te Fuqive te Medha qe dinin ashiqare se fundi i Jugosllavise ishte çeshtje vitesh, por me e dhimbshmja dhe me e tmershmja ishte se udheheqja e shtetit shqiptar, qendresen kolektive te popullit te Kosoves, e sidomos qendresen e organizuar e perdorte kryesisht per t’e amplifikuar nje propagande krejt shterpe dhe per te zbatuar nje politike pa asnje vizion.

Kjo vije politike e shtetit shqiptar, qe parasegjithash ishte dhe vazhdon te jete edhe sot pasqyrim i dobesive te tij kronike, ishte fatale per Kosoven ne ato vite te renda kur farketohej e ardhmja kolektive e shqiptareve.

Ishte dimer i eger i vitit 1983 – 1984, kur Rexhepi e Nuhiu, qe ishin dekonspiruar muaj me pare, dhe ndiqeshin nate e dite nga repartet e shumta te policise jugosllave. Ata shkuan deri ne Slloveni, ne perpjekje per ta kaluar kufirin, aty te nje shteg ku Nuhiu kishte kaluar te pakten dy here.
Por edhe ai vend ishte dekonspiruar, nga rrjeti i dendur agjenturor.
Per here te fundit kam folur ne telefon me ta kur me kane thirre nga Sllovenia

U kthyen ne Kosove dhe ketu, te perfshire, kunder vullnetit te tyre, ne nje anarki organizative qe e kishte imponuar pushtuesi dhe veglat e tij, ata u rrethuan ne nje lagje te Prishtines, qe sot, ne nderim te tyre, quhet Kodra e Trimave, dhe aty, krejt afer hekurudhes ne perpjekje per te çare rrethimin, u vrane, ashtu siç dijne te vdesin djemte dhe vajzat e kesaj toke, me kenge e me krisma.

Dikur, shume kahere, ne keto ane, ka qene zakon, qe, ne çdo pervjetor te vdekjes se njeriut te shtrenjte, te shkohet te vorri i tij dhe t’i jipet ndonje lajm i mire ose edhe i kobshem, varesisht nga rrethanat.

Sot 18 vjet pas Luftes, nje njeri i ndergjegjshem, e i mbrujtur qofte edhe me minimumin e idealizmit, kur shkon te vorret e deshmoreve, nuk mund te mos e ul koken i kredhur ne dhembje, turperim e keqardhje, sepse ne kete periudhe afer nje çerek shekulli, kurre me shume nuk eshte abuzuar me deshmoret, me sakrificat, me idealizmin dhe heroizmin e tyre.

Ne kete simpozium kushtuar Nuhi Berishes, jemi ketu bashke, por droj se nuk kemi lajme te mire per t’ia shqiptuar te vorri.

Nuk mund te mos i themi se jane demtuar rendshem themelet e shoqerise tone, kur per çdo mbremje me qindra bashkkombas tanet braktisin vendin, me qindra te tjere te ndodhur ne zgripc te hallit, ku njeriun e qet semundja detyrohen te kerkojne shpetimin e tyre te mjeket ne Serbi, kur shkollat e universiteti jane kthyer ne logje qe rrallehere dihet se kush ha e kush paguan…

E Kosova per kete priudhe kohe i ka pasur te gjitha mundesite te jete e para ne rajon per te mire dhe per te mira qe do t’u ofronte qytetareve te saj.

Vendi ndodhet sot ne kete gjendje, fal cubave qe po e sundojne qe 18 vjet dhe po sillen me te si te ishte jo atdheu i ne te gjitheve, por si plaçke lufte e hordhive primitive.
Ne keto kohe te pakohe, portreti i Nuhi Berishes shkelqen ne terrin e renies morale qe ka perfshire gjithandej trojet shqiptare.
Ta duash atdheun dhe t’i perkushtohesh perndritjes se tij per Nuhi Berishen nuk ishte as loje e as mode, por ishte gjakim, ishte perkushtim dhe nje dashuri pa kthim.

Do te rroje per jete te jeteve kujtimi per Nuhi Berishen dhe shembelltyra e tij do te jete inspirim edhe per brezat qe vijne.

Gjilan, 30 shtator 2017

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*