Intervistë me Nënën Timë

Nëna Timë në shtëpinë e Filip Shirokës në Shkodër

Shkruan:
Hyre Tejeci Murati

Time Shatri nga Tomoci i Istogut ka mbushur 100 vjet.Jetegjatesia e saj mund te jete trashegimi, por edhe menyra e jeteses. Ajo ka pasur shume sfida e veshtiresi gjate nje shekulli, por i ka kaluar ato me angazhim, optimizem dhe me shume dashuri per njerezit e saj. Nena Time ka 5 femije e nga ta ka 63 nipa e mbesa. Ajo ka shendet te mire. Vazhdon te beje pak pune ne shtepi, sa per rekreacion, ben dhe punedore. I degjon lajmet dhe prej aty ka kuptuar per taksen ndaj Serbise. “Mire ua ka ba Ramushi…”, thote nene Tima, te cilen ne e vizituam ne ditelindjen e saj te 100-te.

Burim: https://www.facebook.com/programiimengjesit/videos/825836997788216/ ( Programi i Mëngjesit-Radio Kosova )

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*