IN MEMORIAM

Shkruan:
Xhafer Shatri

Shemsi SHATRI

20 janar 1967 – 15 prill 2022

Sot, pas nje semundjeje te rende, vdiq ne moshen 55 vjeç, Shemsi Shatri i njohur edhe me aliasin James STERN. Shemsiu ishte djali i axhes tim, Rexhepit.

Jeta e Shemsiut ishte nje udhetim kaotik neper humbetira e lavirinte te dhimbshme e te trishta.

Rrugetimi i tij lidhet me disa data e ngjarje qe i dhane kahje e drejtim gjithe jetes se tij krejt te veçante.

Pas arrestimit, per shkak te kalimit te kufirit drejt Italise, me 7 dhjetor 1985, si 18 vjeçar merret ne pyetje, me torturat percjellese, jo vetem nga udbashi Zheljko Vasiq me ekipin e tij, por edhe nga tre oficerë te shërbimit sekret ushtarak (KOS). Kjo ishte nje praktike e rralle qe per nje kundervajtje te nje te riu civil te implikohet edhe ushtria.

Me 2 shkurt 1986, diten qe e kishte kryer sherbimin ushtarak, ne kazermen e Sarajeves, mbytet mizorisht i vellai tij, Hakiu. Kjo ishte nder vrasjet me te renda qe i kishte kryer Ushtria dhe oficeret e saj serbe ndaj ushtareve shqiptare.

Siç eshte konstatuar me vone, Hakiun e kishin vrare pjesetaret e KOG-ut (Kontra Obaveshtajna Grupa) dhe ne kuader te planit “Horizont“ te perpiluar nga Shtatmadhoria. Ky projekt diabolik qe realizohej permes proceseve te inskenuara politike kunder mijera ushtareve shqiptare para gjykatave ushtarake dhe vrasjes se shume prej tyre kishte per qellim zgjerimin e rrjetit agjenturor me shqiptare dhe sidomos acarimin e gjendjes ne Kosoves me synim shperthimin e konflikteve te armatosura.

Ketu e tutje, krejt jeta e Shemsiut mori trajten dhe permbajtjen e kalvarit.

Ne shtator te vitit 1992, kur Kosoven e kaploi te teren terri i tiranise serbe, Shemsiu doli ne mergim. U perpoq t’i rinise studimet, por ishte krejt kot, sepse jeta e tij kishte marre nerudhen pergjithmone.

Ne ato dite fillimergimi u njoft me nje vajze me origjine ebreje, e cila i dha çdo gje, dashuri sidomos, por kjo ishte vetem nje fontane ne nje shkreterire. Ne fakt bohemizmi i tij nuk njihte me as frenim, as kufij. Ai gjente ngushellim vetem ne alkool dhe permes tij dhe jo vetem, Ai po rreknehej teposhtezes me shpejtesine e kometes.

Ndarja me kete grua fisnike ishte nje drame qe nuk mori fund asnjehere.

Ne vitin 2001, ne vjeshte, pasi Shemsiu qemtonte realizimin e nje projekti serioz investimesh shumemilionshe ne Kosove, u kidnapua pabesisht nga bandite qe vetequheshin komandante dhe u rrah mizorisht, ne nje fushe te shkrete, vetem disa kilometra larg vendlindjes se tij. Organizatori i ketij akti te shemtuar kriminal ishte njeri krejt i njofshem. Rrahja ishte bere per haraç.

Kriminelet e organizuar mire, me ate rast ia moren kuleten dhe sidomos nje ore, qe ai e kishte me shume se kujtim familjar. E kishte relike!

Kjo veper çnjerezore, e rikthei Shemsiun pergjithmone ne mergim.

Me vone u martua serish, kesaj radhe me nje shqiptare dhe, ne mars te vitit 2017, u lindi nje djale, Eitani.
Me 2019, u konstatua se Shemsiun e kishte kafshuar kanceri. U operua, por metastaza ia sulmoi shume pjese te trupit. Me semundjen edhe gjendja e tij shpirterore u perkeqesua ne maksimum. Kjo ia dha fundjetes se tij formen dhe kuptimin e nje komete te dale nga çdo sistem diellor, nga ai familjar parasegjithash.
Ne fakt e gjithe jeta e tij ishte nder faqet me te dhimbshme jo vetem te tragjedise tone familjare.

Ne momentin e fundit, fale maksimes se gjaku nuk behet uje, iu ndal rreknimi tragjik, dhe jeta e tij u vu ne binare normal. Por ai tashme ishte ne fundin e saj.

Vdiq me ndiesine se nuk ishte vetem, vdiq me bindjen se njerezit e tij, perkunder sjelljeve dhe veprimeve kometore, nuk ia kthyen shpinen.
Ajo qe me ka lene pershtypje te veçante ishte kembengulja qe edhe ne çastet e fundit te jetes t’u ndihmoje dy tre miqve te tij qe u detyrohej shume: Bajrushit, Xhavitit e Muhametit. Bemiresia ishte rrenja me e trasheguar gjenetike e familjes te ai.

Sidoqofte Shemsiu e kishte nje gerryerje qe e mundonte shume: pse ne nje moment krize te rende e nen ndikimin e terapive te renda, ua kishte dhene rastin halabakeve te ndryshem te ushqehen me perbaltjen pa asnje kusur te familjareve te vet.

Por, ne te gjithe e dinim apo do te duhej ta dinim se prapa fjaleve te tij te serta, sidomos ne çastet e rreknimit kometor, ishte jo vetem japanxha e hekurt por edhe perpjekjet mbinjerezore per ta fshehur shpirtin e bute por te plagosur thelle te nje njeriu te mire.

Duke i shkruar keta rreshta dhe sidomos duke menduar thelle dhe gjithanshem per jeten dhe vdekjen e tij kam ardhe te perfundimi i pashmangeshem:
Te lindesh dhe te rritesh ne robni eshte fatkeqesia me e madhe ne jeten e nje njeriu. Perpjeka per t’ju kundervene robnise ka çmim tmerresisht te larte dhe ne kete çmim sakatues behet kerrmoje jeta e çdonjerit qe ka lindur dhe eshte edukuar me enderren e rrezikshme te Lirise.

Perkunder dhimbjeve te padurueshme, Shemsiu vdiq i qete e i rrethuar nga njerezit e tij dhe me besimin se shume enderra te tija do t’ia realizoje patjeter, nje dite kur te behet burre, djali i tij, Eitani.

Ai vdiq me bindjen se njerezit e tij nuk do t’ia kthejne kurre shpinen as djalit e as vorrit te tij.
Perkunder tallazeve te fuqishme te semundjes e te jetes Shemsiu vdiq ne paqe me vetveten dhe me krejt boten.
Ne fund nje falenderim krejt te veçante Zonjes Baudoux, onkologe dhe mjekve Dr Weber, e Dr Kenani por edhe mjekeve dhe personelit te Klinikes Joli-Mont, qe u perkujdesen maksimalisht per Shemsiun tone. Duke i ndihmuar qe t’i plotesohet nje deshire e fiksur deri makth: te vdese me dinjitet.

Nje falenderim krejt te veçante, per mikeshat e paharrueshme Mina Fejzullahu dhe Françoise Greder, qe me rrezet e miqesise se delire e monumentale dhe me dashuri e perkujdesje moterore ia ngrohen dhe ia ambelsuan çastet e fundit te jetes.

Te jetes qe ishte me shume se mizore me Shemsiun tone.

U prehte ne paqe shpirti i tij i shqetesuar!

Shemsiu, me kerkesen e tij, do te varroset ne Gjeneve.

Gjeneve, 15 prill 2022

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*