HOLODOMORI APO URIA E MADHE

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sot, gjithandej ne bote, u kujtua 90 vjetori i Holodomor-it – Urise se Madhe, te cilen e shkaktoi Stalini ne Republikat joruse te ish-Bashkimit Sovjetik. Numri me i madh i viktimave (98% syresh) ishin ukrainas. Ky gjenocid, qe, me kohen, u be shtylle e identitetit kombetar te Ukraines, u shkaktua nga Stalini, si hakmarrje ndaj fshatareve që kundershtonin kolektivizimin.
Uria e madhe u shkaktua permes konfiskimit masiv e te dhunshem te te lashtave, dritherave sidomos, por edhe te bagetive dhe shpezerise shtepiake.
Si pasoje e ketij veprimi stalinist, brenda nje viti (1932-1933) vdiqen nga uria mes 4 e 7 milione ukrainas. Llogaritet se edhe popullsia e Kazakstanit e pesoi shume keq. 25% e popullsise kazake vdiq nga ky krim shteteror.
Të njejtin krim, poashtu me permasa gjenocidi, komunistet jugosllave e zbatuan ne Kosove dhe gjithandej ne viset shqiptare ne Jugosllavine e dyte. Ky aksion asgjasues, quhej Otkup, perndryshe ne shqip: grumbullim (i te lashtave)…
Aksioni u zbatua ne vitin 1947, kur pushteti, me masa te egra terrori ua mori shqiptareve krejt drithin, madje edhe grushtin e fundit te miellit ne magje… Ua mori vezet, pulat, pemet, patatet dhe te gjitha bagetite.
Ate vit me qindra trena perplot drith, bageti, peme e perime, u transportuan ngha Kosova drejt Serbise dhe Rusise. Ate dimer te eger vdiqen me mijera femije e pleq shqiptare ne Kosove dhe gjithandej ne viset e saj ne ish-Jugosllavi. Po te mos ishin hithat dhe rrenjet e drureve te bute, gjysma e shqiptareve nuk do ta shihnin pranveren.
Eshte per te ardhur shume keq se historiografia jone e ka lene pasdore, deri ne harrim, kete aksion te pushtuesve, qe ua mori jeten dhjetera mijera shqiptareve te te gjitha moshave.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*