GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT PËR ASOCIACIONIN

Albin Kurti
2 shkurt 2023

1. Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

2. Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë bord dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale.

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimit e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet për mospranimin e Republikës së Kosovës për në BE.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*