GËZUAR DITËN E FLAMURIT!

Shkruan:
Xhafer Shatri

Si sot, 579 vjet më parë, prijësi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ngriti Flamurin shqiptar në Krujë;
Si sot, 110 vjet më parë Ismail Qemali, shpalli Shqipërinë (dhe krahinat e saj që i pushtuan fqinjtë), shtet të pavarur.

Të gjithë atyre që e meritojnë iu uroj:

GËZUAR DITËN E FLAMURIT!


Ndërkaq me festu’, festoni, por me harru’ mos gaboni!
LEXOJENI SE CKA SHKRUAN EDITH DURHAM PËR KRIMET SERBE

LUMA

 

Gjatë viteve 1912, 1913, lumjanët pësuan vuajtje të renda. Një oficer serb, në praninë time, tregonte se si batalioni i tij, kishte shkuar në bajonetë krejt gratë e fëmijtë në një pjesë të Lumës, sepse “gratë lindin burra“, dhe ndërsa thoshte këtë, duke qeshur, gati iu zu fryma me gotën e birrës. Serbët në atë kohë “po e çlironim, vendin nga zgjedha turke“. Nga hetimet e bëra më vonë, mësova se ishin masakruar rreth 1400 vetë. Një pjesë e kësaj krahine tani është nën zgjedhën serbe.

GUCIA

Ka shumë të ngjarë që këta rrjedhin nga pjesa e fundit e masës së boshnjakëve, që u dyndën drejt jugut. Ani se në masë të madhe serbfolës, gusinjasit e paraluftës shquheshin aq shumë për ndjenjën e tyre kundër serbëve, sa që, kur Traktati i Berlinit deshi t’ia japë këtë krahinë Malit të Zi, ata e kundërshtuan aneksimin me aq vendosmëri, sa që (Fuqitë e Mëdha) u detyruan të heqin dorë nga ky plan.
Për këtë arsye, mbi ta u hakmorën në mënyrë të tmershsme malazeztë më 1913, dhe serbët më 1919.
Burra, gra e fëmijë u masakruan pamëshirë. Disa mijëra prej tyre ikën në Shkodër për të kërkuar mbrojtje. Në atë kohë atje ishte një forcë britanike. Kaq të mëdha ishin vuajtjet që kishin hequr këta refugjatë, sa që më parë ata pranonin të vdisnin nga ethet në kënetat e Shkodrës sesa të ktheheshin në Guci, ku siç thoshin ata, serbët kishin lënë ushqimin për tokë në një vend për të tërhequr drejt tij një turmë fëmijësh të uritur e pastaj kishin hedhur një bombë në mes tyre.

Megjithatë Fuqitë i lejuan serbët që ta mbanin këtë krahinë. Në të vërtetë ardhja e serbëve ka krijuar po ato kushte që u krijuan në Mesjetë, me përparimin e turqve. Unë e vë në dukje këtë fakt, me qëllim që të ndihmoj vëzhguesit që, pas pesëdhjetë vitesh ose më shumë, të kuptojnë se si zhduket një popullsi vendore, ose si thithet ajo nga një pushtues.

Edith DURHAM
Per fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve

Tiranë 2019
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*