
Shkruan:
Xhafer Shatri
Akti i shëmtuar në Shtërpcë i një ushtari të papërgjegjshëm, të cilin e gjykuan të gjithë në Kosovë, institucionet në radhë të parë, po shfrytëzohet në Serbi për t’i demonizuar shqiptarët.
Edhe ambasada e Serbisë në Amerikë nuk mbeti prapa në këtë propagandë të shfrenuar.
Ndërkaq “harrojnë“, se personi i dyshuar u arrestua menjëherë dhe do të përballet me drejtësinë.
Një çerek shekulli pas Luftës mbi 1600 viktima kanë mbetur pa varre sepse shteti serb pasi që i ka vrarë ose i ka djegur nëpër furra te xeheroreve, ose i ka kredhur nëpër varreza masive ose i ka hedhur në liqene e në lumenj dhe, qëllimisht, nuk tregon se ku ndodhen mbetjet e tyre.
Ndërkaq familjet e viktimave as sot nuk e kanë një varr të njeriut të zemrës, ku do të mundë, të paktën, me shku me e derdhë një truç me lotë…
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment