Brimë e piskamë për Gjokoviqin

Mediet serbe, të prirë nga shefi i shtetit, A. Vuçiq, kanë filluar vajtimin me zë e me dënesë për ndalimin e Novak Gjokoviqit në aeroportin e Australisë.
Merreni me mend shefi i shtetit mëton që Australia t’i shkelë ligjet e veta për ta privilegjuar teniserin që nuk do të vaksinohet!
Me këtë kakofonni serbe të marrëzisë tallet hollë Nenad Çanak, politikan brilant nga Vojvodina:
“Trajtim i tmershëm ndaj Serbit!
O ta kajtë Zoti nanën, po nuk është trajtim i tmershëm pse gomari nuk është vaksinuar.
Pra puna është kështu:
Nëse dikush nuk vaksinohet kundër Covidit 19 dhe për këtë nuk ka një arsye të qartë mjekësore, atëherë fjala është për një person të papërgjegjshëm, vetiak e egoist. Shprehjen gomar e kam përdorë si eufemizëm…” e përfundon twitin e tij sarkastik, politikani atipik serb, Nenad Çanak.
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1364419137322403

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code