BORA VESHI QYTETIN E VJETER

Shkruan:
Xhafer Shatri

Miq e dashamirë të Republikës,
sot Gjeneva u zgjua e veshur në të bardha. Nuk po them se u bë nuse, sepse i ka 20 shekuj në shpinë, por ama po duket bukur.
Sidoqoftë disa pyetje krejt të thjeshta imponohen vetëvetiu:
Pse bora ka rënë natën dhe nuk e ka lënë të bjerë ditën që të kënaqemi duke e parë?
A ka rënë për ta zbukurar qytetin plak, apo për t’ia shkundur pluhurin?
A mos ka rënë për t’ia mëkuar ndonjë plagë shehrit të lodhur apo për t’ia mbuluar rrudhat e moshës?
Duke shikuar çarçafin e daravitur më përftoi nëpër kokë një ide e zezë si futë;
Po të zhdukej Dielli krejt papritur, për të na braktisur përgjithmonë, si do t’ia bënim?
Bora do të bëhej akullnajë, nën peshën dhe ngricën e së cilës do të shkërmoqeshin bimët, do të mbylleshin rrugët, do të vdisnin zogjtë dhe kafshët e egra…
Pastaj do të shpërbeheshin ngrehinat bashkë me njerëzit brenda.
Ata që do të mbeteshin gjallë nuk do të kishin çka për të ngrënë, për më keq do t’i mësyenin depot e ngrira…
Nuk do të kishim ngrohje, nuk do të kishim medie për të ditur se çka po të ndodhë në botë…
Nuk do ta kishim natelin për t’i telefonuar ndonjë miku…,
Do të mbeteshim edhe pa analistët.
Gjithsesi, më e vështira për ta përballuar kijametin do të ishte zhdukja e analistëve.
Sepse nuk do të dinim kah me ia mbajtë.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code