BASTARDI NË ROLIN E “MARTIRIT“ KOMBËTAR

Shkruan:
Xhafer Shatri

( Rasti i Gjorgje Martinoviq-it, shëmbull i neveritshëm i luftës propagandistike të Serbisë )

Me 1 maj të këtij viti, pas 38 vitesh, u nxor sërisht nga muzeu i propagandës serbe rasti i Gjorgje Martinoviq. Po e publikoi në vijim pasqyrimin e këtij rasti të neveritshëm në librin tim “Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë“, të botuar në vitin e kahershëm 1987.

Prej nië majit të vitit 1985 e deri më sot, ne flamurin e luftēs sē serbomedhenive ndodhet edhe emri i nieriut me te cilin nuk do të mburrej askush. Përkundrazi do te turpërohej çdo qenie normale njerēzore. Prej atëherë e gjer me sot, mjetet e informacionit, mbledhjet e të gjitha niveleve në Beograd, e kanë përtypur e i kanë lodhur fulqinjtë me emrin e bastardit të mjerë,GjorgjeMartinoviq, punëtor i Shtepise së Armates në Gjilan; i cili për Lēvizjen Serbomadhe është bërë sinonim i martirit kombëtar.

Siç ështē vërtetuar me mijëra herë gjer më tash, ky person, me 1 maj 1985 lajmëroi policinë se atë ditë, gjersa punonte në arën e tij, e paskëshin sulmuar 2 shqiptarë dhe ia kishin vëne perdhunisht, në mënyrë barbare, një shishe në anus! I tërë opinioni i vendit u tmerrua nga një akt i tillë barbarie.

Serbomedhenjtë fituan edhe një kredi politike, u armatosën edhe me një “argument” tjetër për “gjenocidin” e shqiptarëve ndaj popullsisë serbomalazeze në Kosovë. Ndërsa qyqet e ‘Krahinës’ menjëherë e lansuan këtë lajm. Menjëherë pastaj, kukuvriqët e komitetit të Gjilanit, nuk hezituan ta akuzojnë irredentizmin shqiptar për këtë akt monstruoz.

Tanjugu që bën punën e teleskopit kujdestar të serbomëdhenjve ne Kosovë, kētë lajm ua servoi menjëherë gazetarëve te huaj në “prestonicë”.

Mirëpo, pas një jave, eksponentët e regjimit në Kosovë u detyruan ta terheqin lajmin e rrejshëm. Sepse tē nesërmen, në vendin e ngjarjes arritën ekipet e UDB-së krahinore, republikane dhe ushtarake.

Ekipet pa vonuar erdhën në përfundim, sipas pranimit të vetë Martinoviqit, se fjala ishte për vetëlendim, nga që ai e kishte tepruar me qejfin e tij tē sēmurë prej autohomoseksuali.

Për shkak të kësaj komunikate të ‘Krahinës’ desh u rrënua krejt Federata.

Pas 6 ditësh, Martinoviqin e derguan ne AMU (Akademia Mjekësore Ushtarake), në Beograd. E vendosën ne një apartament, në katin e II-të dhe e nderuan me kujdesin e perhershëm të një ushtari roje te dera.

Giyqtari hetuesi Gjykatēs se Qarkut të Gjilanit, V. Trumpisq, në një intervistë dhënë “Ilustrovana Politikes” (22. 7. 1986) deklaroi:

“Më duhet tē them se ai (Martinoviqi, shën. i bot.) shumë herë u ka dhënë deklarata personave zyrtarë… Pohoi se asnjë deklarate e tij nuk ka qenë si e mëparshmja. Gjithnjë shtonte diçka, asnjeherë nuk ka deklaruar njejtë për të njëjtën gjë… besoj se nuk ka mundur ta thotë dy herë tē njejtën gjë, sepse ekziston vetëm një e vertetë. E kur gënjehet, gënjehet në njëqind mënyra… Informatat per rrjedhën e hetimeve u janë dhēne forumeve me tē larta të Republikës dhe të Federatēs.”

Sipas ketij giyqtari, në Beograd, Martinoviqin e kanë marrë në pyetje inspektoret e UDB-sē republikane e krahinore Gjura Mariq dhe Borisllav Gjuroviq.

Ai ua ka pohuar se është lënduar vetë. Po këtë deklaratë ia ka konfirmuar edhe giyqtarit hetues, V. Trumpiçq:

“Në arë, ku kam punuar ndodheshin dy shishe gjysmelitërshe… sigurisht fēmijet i kanë sjellur për të pirë ujë. Në vendin, ku më parë e kam lënë çantën me ushqim kam gjetur një shkop të gjatë giysmë metre, sigurisht shërbente për të mbjellur qepë e hudhra.

Unë kisha në xhep një brisk, thikë gjuetie, këtë që po ma tregon giyqtari hetues. Me këtë thikë e kam mprehur shkopin dhe në të kam vënë fytin (hinkën) e njërës prej shisheve gjysmëlitërshe, ndërsa pjesën e mprehur të shkopit e kam ngulur në tokë. Për një kohë të shkurt fundi i shishës ka depërtuar në anusin tim.” (Po aty)

Nga shtypi zyrtar merret vesh gjithashtu se Martinoviqi qe ditën e parë ështē marrë në pyetje nga përgjegjësi i UDB-së ushtarake (KOS) për garnizonin e Gjilanit, koloneli Novak Ivanoviq. Sipas raportit të këtij ushtaraku, Martinoviqi, gjatë procedurës hetimore, e ka pranuar se është lënduar vetë. Meqë informimi objektiv i kolonelit Ivanoviq nuk ishte sipas qejfit të qendrës ushtarake për luftë psikologjike, ai, nën pretekstin e pensionimit, u shkarkua nga detyra, madje u nxor edhe para gjykatës ushtarake në Nish.

Përkundër fakteve kokëforta se fjala është për vetëlëndim, megjithatë për këte rast diskutoi edhe Kuvendi Federativ, edhe Kryesia e RSFJ-së si edhe ajo e LKJ-së. Për rastin e Martinoviqit edhe sot, pas dy vitesh, bëhet zhurmë. E kjo dëshmon me sē miri se sa shumë ka manipuluar me opinionin regjimi serbomadh me këtë shëmbull trashanik tē propagandës antishqiptare.

Se sa thellë depertoi ky rast ne ndërgjegjën e serbomeëdhenjve dëshmojne edhe këto fakte eklatante: piktori i njohur serb, Miça Popoviq, punoi pikturen sinjifikative “1 Maj 1985”. Aty Martinoviqi, Krishti i serbomedhenjve, i zhveshur lakuriq është duke u mbërthyer në kryq nga masa shqiptare, te cilës, ne rolin e xhelatit, i prinë një plisbardhë.

Poshtë një shishe e madhe. Ndërsa fare pranë perfaqësuesi i pushtetit me kerbaç në dorë duke perligjur aktin barbar.

S’ka fjalë, skenë vërtetë e tmerrshme… që nuk dëshmon vetëm tragjedinë personale të Martinoviqit, por tragjedinë ku po i çojnë popujt pushtetmbajtesit dritshkurtër e shovinistë.

Me rastin e Martinoviqit i kane stolisur peticionet e tyre dërguar brenda e jashtë shtetit të gjithë intelektualët serbomedhenj, madje edhe Memorandumi i Akademise Serbe tē Shkencave merret me tē.

Për këtë rast u shkrua edhe një liber me 500 faqe (S. Spasojeviq, “Slucaj Martinoviq”).

Rast tjetër është prapë një pikturë… :

“Knjizhevne novine” e datës 1-15 janar 1987, organ i Lidhjes së shkrimtarëve të Serbisë, botoi pikturën e njohur të Pikasos, “Gernika”, personifikimin e egërsisë fashiste të Frankos. Piktura e njërit prej piktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve, në dekorin propagandistik serbomadh ka marrë një pamje vertetë macabre:

Në pikturë janë imputuar patriarkanat, kishat, copëzat e shtypit jugosllav me theks të veçantë antishqiptar, titujt e gazetave për Martinoviqin, për shpërnguljet, për dhunimet etj.

Dhe poshtëshkrimi:

“Kosovo-Guernika, ose Pikasos në shenjë nderimi“

Përdhosja e tillë e pikturës së njohur është vërtetë një akt fashist, sepse me “Gernikën” serbomēdhenjtë vepruan sikur frankistet në kohën e tyre me qytetin e lashtë bask, bombardimi i të cilit i shërbeu Pikasos si motiv.

Por kjo përrallë nuk përfundon me kaq. Sepse Martinoviqi, apo thënë më mirë ata që manipulojnë me të, bënë një shpifje akoma më trashanike, akoma më monstruoze.

Gazeta e Beogradit NIN, e cila, siç dihet, shpreh mendimin e udhëheqjes serbe, më 30 mars 1986, pra gati një vit pas rastit të Martinoviqit, shkruante se, avokati i ‘martirit’ të Lëvizjes Serbomadhe, Velimir Cvetiq, më 15 mars 1986, në emër të klientit të tij, Gjorgje Martinoviq, ia kishte dërguar prokurorisë publike një kërkesë për “ndjekje penale kundër Hasan Shemsiut, Shaban e Fetah Shemsiut” nga fshati Perlepnice, komuna e Gjilanit.

Në fletëdenoncim, Martinoviqi thotë se “gjersa ka punuar në arë, më një maj 1985, 3 persona tē maskuar kanë kryer mbi të aktin e dhunimit barbar… si shenjë hakmarrjeje për shkak se i biri dhe vëllai i të pandehurve, Zijah Shemsiu, i dënuar per “veprimtari armiqësore” me 13 vjet burg kishte vdekur gjatë vuatjes së dënimit…

Qëllimi ishte diabolik: së pari, të mbillet edhe njëherë në opinion versioni i tyre për Martinoviqin dhe, së dyti, të ripohohet se Zijah Shemsiu nuk është mbytur nga policia, por ka vdekur vetēvetiu dhe ne kētë mënyrë një martir kombëtar shqiptar tē shkojë huç për një bastard serb.

E vërteta është krejt ndryshe: Zijah Shemsiu ishte mbytur mizorisht në Burgun Qendror, në Beograd, më 4 maj 1985. Pra 3 ditë pas vetëlendimit të Gjorgje Martinoviq-it.

Ndërkaq, babai i tij, Hasan Shemsiu, me dy diemtē e tjerë, Fetahun e Shabanin, ndodheshin ende në burg, sepse një vit më parë, pra më 25 maj 1984, ishin dënuar për veprimtari atdhetare (Zijahu me 13 vjet, i ati, Hasani me 4 vjet, Fetahu me 5.5 vjet, ndërsa Shabani me 4 vjet) dhe ndodheshin ende në burg.

( Shtrohet pyetja e stërvonuar: A mos ndikoi “rasti Martinoviq” në vrasjen mizore e hakmarrëse të Zijah Shemsiu?)

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*