Azem SHKRELI

Shkruan:
Xhafer Shatri

HAJLA
Ne kujtim te feminis sime

Me kangë e vaj ndër buzë, si i malit fëmija
Me thembra dathë sa shumë t’kam shkelë n’për brigje

Me lot e kangë tue t’bytun shpate e shtigje
O I bukur log e hije e stinëve të mija

Tash tha ndër mollza tretet vazhda e lotit
Përherë kur nusja e stinëve ven kunoren,
Kur diell pranvere rrezon tuat maje
E t’puth gjelbrimi, e bari guf n’lugojë
Dhe tinguj fyelli derdhen n’ata shkrepa
Si dhambë jetikë, që bre i kanë rr’muj’t e motit

T’kërkon ty mendja, t’fton plot hir pran’ vendi
Dhe zjen ndër dej ai gjaku I moshës s’shkueme
Që ndër sa vuejtje, gjen ndoj dit’ t’lumnueme,
e n’perde t’kohës stin’t me radhë valëviten,
E n’rrpije t’thikta epshet me ‘i her’ ngjiten
N’sa zemra shtyn n’krahnor me ‘i valë tërmeti

Shtegtare t’lodhun t’shof at’herë nën borë,
Me t’akullt barrë mbi shpinë e vetlla t’ngrime
Veç larg ndoj skutë, a thellë n’për kreshta t’thime
Gjëmon si n’ t’rrallë nji çifte, ndoj gjurmë lot,
Pse i egër moti, e ftoftë asht nadja sot
Kur shllunga retë krye t’janë zvarë, kunorë

Tash dielli kandshëm nxe’… E n’dit t’qërshorit
Mue m’kanda t’shof, si din ti at’herë me qeshë
Dhe me u stolisë si nusja kur t’jetë vesh
Me u kthye gjinije e t’shojt me i dalë përpara.
Atëherë je de, ti Hajlë; veç n’bjeshkë do lara
Si kësula duken n’tepe t’kres’ malsorit…

Dhe qe, si thekshëm n’skutë fokrron kumbona,
Si tufa tufën ndjek kokrrue n’mallim
Dhe si n’gjuhë t’vendoj dele thërret n’blegrim
Përvajshëm qingjin, se n’bjeshkë janë ‘da sot shterrija,
E kanga vlon dhe vallja, vlon gjallnija
Si ushtin mali e lugjet merr lehona?…

Do t’enden stinët n’për ty, po stinët kurr ma
Njomsin ndër flatra kurrkuj’ s’ja kan’ kthye
E përgjith vjet pranverat kanë me më gënjue
Por do t’kujtoj me lugje t’blerta e prroje
Dhe gjithka’ u rrita: gurë dhe suka e troje
-E shkambi zemër e zemra shkamb u ba.

Dhe kam me u thi, o Hajlë por n’ata thepa
Dëshirë do t’kem unë përher’ me i kërrmzue
Ato kangë t’hershme që m’i ke pas mësue
Sa herë zingjir’t rreth moshës t’m’i sjell’ jeta!

***

Miq e dashamire,

U bene 4 muaj qe nuk kemi kembyer as lajme e as habere. Isha ne Kosove, duke provuar te çmallem me te.
E pamundur!
Sepse u bene 40 vjet qe ngarend e perplasem neper shkretinen e mergimit dhe ‘anes se pafund te lumenjve’.
E kjo eshte nje jete e tere.
Keso vere sa here jam zgjuar, mengjeseve te hershme, qe nga shtrati dhe, pashmangeshem, me dilte perpara Hajla me krejt madheshtine e saj, fillimisht me bore, pastaj me vrushkuj ose cukla reshe, e te shumten, e stolisur me driten e rrezeve.
Sa here me dilte parasysh kjo maje legjendare, deshmitare e heshtur e gjellimit te mundimshem te shqiptareve, me kujtohej poezia e Azem Shkrelit qe posa e ndava me ju.

Mire se u gjeta!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*