Adem Demaçi: Vetja, dielli dhe uji

Shkruan:
Shaip Beqiri

Shpalosja e kohës në arkivin tim

 (Fragment nga një intervistë e vjetit 1958)

* Çka mendon për letrarët që shkruajnë me një stil krejt të kundërt me atë tëndin?

– Mendoj se janë njerëz më të mençur se unë.

* Sipas mendimit tënd, çka nuk është thënë në letrat tona?

– Unë do të pyetja: po çka është thënë?

* Çka mendon në lidhje me “Gjarpinjtë e gjakut”?

– Mendoj se a thua kur e ku ka lindur dhe në ç’vend është rritur ai student shqiptar, i cili mendon

se “Gjarpinjtë e gjakut” nuk janë shkruar në mënyrë bashkëkohore? Ndoshta edhe ai mendon se vetëm Vasko Popa shkruan në mënyrë bashkëkohore.

* Po romani “S’ka paqe ndër kasolle”?

– Po piqet.

* Kur do të dalin prej shtypit tregimet “Kur zoti harron”?

– Kur të harroj edhe vetë unë se kur ia kam dorëzuar shtëpisë sonë botuese për botim.

* Po të mos merreshe me letërsi, me çka do të merreshe?

– Me politikë.

* Çka doni më së shumti?

– Veten, diellin dhe ujin.

* Çka ke mëri më së tepërmi?

– Atë që i bën parasë aman, i thotë lajkës derman dhe që lëpin çdo sahan.

* Çka i duhet një letrari bashkëkohës?

– Shpirti i shëndoshë, zemra e luanit dhe një shoqe e jetës që do t’i ndihmonte me harruar se jeta ka edhe përpjetëzat e veta…

 

Burim: https://www.facebook.com/photo?fbid=4669861039733193&set=a.167944389924903

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*