Mesazh ngushellimi Jup Ahmetit, mikut tim te betejave e te perpjekjeve

I dashur Jup,

E dashur Familje Ahmeti,

Posa mora lajmin e hidhur dhe u bashkepikellova me ju per ikjen e Bacit Jakup nga jeta.

Pranoni te gjithe ngushellimet i mia vellazerore dhe te familjes sime.

Baci Jakup dhe ti, i dashur Jup, jeni rritur jetima e me troha te bukes, me vuajtje e ne skamje te papershkrueshme, por me nder e krenare qe jeni shqiptar.Pa u felliq e pa iu perkul kurre Serbise e as zagareve te saj.

Baci Jakup qysh i njome e provoi me shpine tmerrin e policise dhe gjykatave ushtarake, e provoi burgun dhe Goli Otokun e tmershem, por nuk u nenshtrua asnjehere.

E ndaj dhimbjen me ju dhe jam krenare qe u perpoqem bashke e nje jete te tere per Lirine e Kosoves.

Juaji vellazerisht,

Xhafer Shatri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code