37 milionë euro !

Shkruan:
Enver Robelli

Kaq i paskan të hyrat terminalet doganore në pronësi private. Këto terminale janë në pronësi të biznesmenëve të afërt me partitë e vjetra politike të Kosovës. Në një terminal padron është një biznesmen i lidhur me një komandant të UÇK-së dhe figurë udhëheqëse të PDK-së. Në një terminal drejtor është djali i Isa Mustafës. Po, bash kryetarit të LDK-së. Një terminal është pronë e një ish-deputeteje të PDK-së. Për pesë vite këto terminale mund të kenë fshirë nja 185 milionë euro. Për 10 vite mund të kenë gllabëruar 370 milionë euro. Afërsisht. Kjo është arsyeja që i mban bashkë partitë e vjetra. Të tjerat çfarë thonë janë pallavra. Andaj rezistenca kundër demontimit të këtij sistemi potencialisht korruptiv është e madhe. Dhe rezistenca do të jetë e madhe për aq kohë sa qytetarët e Kosovës mbyllin sytë, tolerojnë e durojnë këtë terror financiar të organizuar nga parapolitika. Nëse nuk ju pengon kjo gjendje, mund të vazhdoni t’i mbyllni sytë. Kjo vetëm me ekonomi të tregut nuk ka të bëjë asgjë. Por me (ambicie për) keqpërdorim gjithsesi. Po të kishte drejtësi funksionale kjo nuk do të ndodhte. Por ka ndodhur. Kanë marrë njerëzit para pa therë në këmbë. A do të shpëtojnë pa therë në këmbë? Po, nëse kjo shoqëri i toleron. E, vepra më e lartë patriotike sot është çmontimi i sistemit për mjeljen e shtetit.

Burim: https://www.facebook.com/enver.robelli/posts/10222597508867301

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*