10 vjet plaçkitje e poshtrim nëpër kufijtë e Kosovës

Shkruan:
Xhafer Shatri

Kosova në Bruksel ka biseduar me Serbinë për gjithëçka, madje edhe për kufijtë, sovranitetin dhe territorin e saj. Historia e këtyre bisedimeve është një kronologji e dhimbshme e rrënimit me vetëdije të një vendi të vogël nga elitat e tij.
Një shëmbull drastik është Marrëveshja për targat e nënshkruar para 5 vitesh. Ndërkaq aplikimi i saj, për turpin tonë, ishte krejt i njëanshëm: çdo kosovar që shkonte në ose nëpër Serbi ishte i detyruar t’i marrë targat serbe prej letre dhe t’i vendosë para e prapa veturës në xhama, ta marrë një vertetim, në vend të kartës gri, dhe, natyrisht t’i paguajë 5 euro si taksë në buxhetin e Serbisë. Kjo praktikë poshtrimi e plaçkitjeje është zbatuar edhe më parë, kështu që marrëveshja ani se duhej të ishte reciproke, falë pushtetarëve të Kosovës, zbatohej vetëm sipas kutit të Serbisë.
Sepse veturat me regjistrim të Serbisë, hynin në Kosovë e dilnin prej saj pa asnjë detyrim, si nëpër “bashqe te babës”!
Prej sot, kjo praktikë plaçkitjeje e poshtrimi merr fund.
Prej sot Kosova përballë Serbisë hileçare sillet si shtet normal.
Prandaj zgjedhjet janë kaq të domosdoshme për një vend, jo vetëm si mënyra e vetme e vendosjes së demokracisë por edhe si mundësi për të hequr qafe vetje e elita të paskrupulla që për një grimë pushtet e pare në xhep shesin çdo gjë: së pari fytyrën dhe interesat jetike të shtetit të “vet“.
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1292936951137289

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code